Shtëpia e Ankandeve Kosova ka filluar punën në muajin Mars të vitit 2011 dhe deri tash ka organizuar një numër shumë të madh të ankandeve për Klientë të shumtë individualë dhe institucionalë. Ndër Klientët e kënaqur deri tash numërojmë: USAid, OSBE, UNHCR, KEDS, Peace Corps, Institucioni Mikrofinanciar FINCA, Institucioni Mikrofinanciar KEP, KosInvest, IMF TimInvest, AMIK, KRCT, AFK, KRK, Ba...
Shtëpia e Ankandeve Kosova ka filluar punën në muajin Mars të vitit 2011 dhe deri tash ka organizuar një numër shumë të madh të ankandeve për Klientë të shumtë individualë dhe institucionalë. Ndër Klientët e kënaqur deri tash numërojmë: USAid, OSBE, UNHCR, KEDS, Peace Corps, Institucioni Mikrofinanciar FINCA, Institucioni Mikrofinanciar KEP, KosInvest, IMF TimInvest, AMIK, KRCT, AFK, KRK, Bankën per Biznes, APPK, Kolegji Universum, Vala Consulting, MDA LLC, Moneta-Money Gram, Debt Loan Recovery, HIB Petrol, Cacttus, Elkos Group, Raiffeisen Bank, etj.
Shtëpia e Ankandeve Kosova si ofrues i parë dhe i vetëm i këtij aktiviteti në Kosovë,për veprimtarinë e vet ka në dispozicion hapësirë prej 500 m2 dhe parkim deri në 1,200 m2.
Për klientët e saj, Shtëpia e Ankandeve Kosova, organizon shitjen e inventarit të zyreve, mobiljeve shtëpiake, pajisjeve të ndryshme, mallrave,vetura. Pothuajse gjithçka mund të shitet nëpërmjet ankandeve të organizuara nga Shtëpia e Ankandeve Kosova.