Mandati i UNHCR-së në Kosovë* bazohet në Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila e ngarkoi UNHCR-në të mundësojë “kthimin e sigurt dhe të papenguar të të gjithë refugjatëve dhe personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre në Kosovë”.
Aktivitetet tona kryesore:
Mbrojtja
• UNHCR angazhohet në zhvillimin e kornizave legjislative dhe administrative në fushat e az...
Mandati i UNHCR-së në Kosovë* bazohet në Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila e ngarkoi UNHCR-në të mundësojë “kthimin e sigurt dhe të papenguar të të gjithë refugjatëve dhe personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre në Kosovë”.
Aktivitetet tona kryesore:
Mbrojtja
• UNHCR angazhohet në zhvillimin e kornizave legjislative dhe administrative në fushat e azilit, dokumentacionit civil dhe zgjidhjeve të qëndrueshme.
• UNHCR-ja ofron mbështetje ligjore dhe këshilla teknike për strukturat ligjore dhe administrative në sjelljen e legjislacionit dhe politikave që lidhen me rrezikun e pashtetësisë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Zgjidhje të qëndrueshme
• Në koordinim të ngushtë me institucionet e Kosovës dhe akterët ndërkombëtarë, UNHCR-ja mbështet zgjidhje të qëndrueshme për personat e zhvendosur brenda vendit dhe monitoron situatën e mbrojtjes së kthimeve vullnetare të pakicave në mbarë Kosovën, veçanërisht ato në qendrat e përkohshme kolektive.
Puna me partnerë
• Organizatat ndërkombëtare: UNMIK-u, Zyra e BE-së në Kosovë, Ekipi i OKB-së në Kosovë (UNKT), OSBE dhe IOM.
• Partnerët zbatues: Programi për të Drejtat Civile në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, Përparojmë Së bashku, Fondacioni Jahjaga dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës.
• Institucionet lokale: Ministria për Komunitete dhe Kthim, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
*Ky emërtim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999)