Për të aplikuar: KLIKONI KETU
Praktikanti/ja i/e raporton Menaxherit të Njësisë në Departamentin e Marketingut dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
- Asiston në nxjerrje të dhënash;
- Asiston në përgatitjen e të gjitha raporteve të nevojshme;
- Ndihmon në interpretimin e të dhënave dhe ofron këshilla lidhur me atë se si të përmirësohet një produkt/shërbim;
- Kryen të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga menaxheri/ja në kuadër të fushës së përgjegjësive.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë:
- Aftësi të shkëlqyeshme analitike;
- I pasionuar pas të dhënave;
- Përvojë apo trajnim në dizajnim dhe analizë të të dhënave;
- Njohuri bazike në vegla për analizim të dhënash si: PL/SQL, Python, R, Microsoft Excel, Power BI, Tableau, SAP BO, PowerPivot, etj.
- I përshtatshëm dhe i motivuar për të punuar në ekip;
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze;
- Diplomë Bachelor/Master në shkenca kompjuterike, sisteme informative ose inteligjencë afariste, apo dëshmi që vijon ende studimet në fushat përkatëse.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punës: Prishtinë
Data e fundit: 04.11.2022
Për të aplikuar: KLIKONI KETU