business

 Inxhinier në Departamentin e Pasurisë

  • star Publikuar: 08-04-2024
  • star Skadon: 19-04-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Inxhinieri
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 943

Kompania e Sigurimeve

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a.

shpall

K O N K U R S

për punë me kontratë

Titulli i pozitës: Inxhinier në Departamentin e Pasurisë

1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Inspekton objektet për marrje ne sigurim dhe përpilon raport mbi inspektimin.
  • Proceson dhe trajton dëmet materiale të paraqitura nga i dëmtuari
  • Interviston të dëmtuarin dhe dëshmitarin, për marrjen e informatatve të nevojshme
  • Inspekton të gjitha llojet e dëmeve materiale, për të përcaktuar shkallën e dëmit
  • Shqyrton fotografitë dhe deklaratat
  • Bashkëpunon me kolegët e departamentit gjatë shqyrtimit të lëndëve.
  • Përpilon raportet mbi dëmet.
  • Merr pjesë në formimin e lëndëve të dëmeve.
  • Merr pjesë në vlerësimin dhe likuidimin e dëmeve.
  • Kryen punët dhe detyrat me urdhër të mbikqyrësit.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:

  • Preferohet Fakulteti i Inxhnierisë së Ndërtimit, Makinerisë.
  • Preferohet përvoja e ngjajshme e punës
  • Njohja e Gjuhës Angleze ( e obligueshme);

Të gjithë kandidatët përveç kushteve të veçanta, duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:

  • Të kenë aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi;
  • Të jenë të përshtatshëm për punë ekipore dhe në terren;
  • Të jenë kreativ, të motivuar dhe bashkëpunues;
  • Njohuri të mira në programet kompjuterike (Microsoft Office, etj.)

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV dhe letër motivimi;
  • Vërtetim mbi vijueshmërinë e studimeve nga fushat relevante;

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim nga: emri dhe mbiemri – pozita”.

Konkursi është i hapur deri me datën 19.04.2024.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë banorët me qëndrim në Kosovë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë do të kontaktohen. Dokumentacioni i pakompletuar dhe aplikimet e dërguara pas afatit nuk do të merret në konsideratë.