
FTESË PËR TENDER
Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:
SIGURIMI SHËNDETËSOR KOLEKTIV I PUNËTORËVE TË BANKËS
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “SIGURIMI SHËNDETËSOR KOLEKTIV I PUNËTORËVE TË BANKËS” emrin e ofertuesit duhet të dorëzohen në lokalet e B&A Contractor L.L.C. në kompleksin banesor Swiss Diamond Residence objekti B, në Hajvali- Prishtinë.
Për tërheqje të specifikacionit duhet të drejtoheni me email në adresat:
[email protected], [email protected]
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 14 Mars 2025.
Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:
Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:
- Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit me informatat mbi biznesin dhe certifikatën e numrit fiskal.
- Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH)
- Oferta financiare duhet të jetë me TVSH
- Për çmimet te cilat nuk e kane te listuar TVSH ndarazi, do te nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshire ne çmim.
- Vlefshmëria e ofertës duhet te jete se paku 1 muaj nga data e dorëzimit te ofertës
- Ofertuesi duhet të ketë referenca/ kontrata për punë të ngjashme
- Banka Ekonomike ruan te drejtën të kërkoje informata shtesë nga kompanitë ofertuese
- Ofertat të cilat nuk përmbajnë dokumentacionin komplet nuk do të shqyrtohen.
- Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.