business

Njoftim për furnizim me Serra 50m² dhe 100m²


Ruaj
  • star Publikuar: 20-04-2026
  • star Skadon: 05-05-2026
Kategoritë Ftesa për Tender
Vendi i punës Prishtinë

Islamic Relief Kosova

Njoftim për furnizim me Serra 50m² dhe 100m²

Data e përgatitjes së njoftimit: 20/04/2026

T- 06/2026

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagja Katër Llullat
Qyteti: PrishtinëKodi postar: 10000Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+383 44 239 349

Email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, Bujqësi, Blegtori si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimor është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e serrave me siperfaqe gjysme arid he nje ari për familjet përfituese të projektit “Bujqesi e Qendrueshme per fuqizimin e komunitetit ne Kosove”, ne kuader te se cilit do te shperndahen serra 1 ari per perfituesit e tyre ne qytetin e Pejes dhe sera 0.50 ari ne komunen e Malisheves, ku përfituesit do te jene te gjitha banore te fshatrave te ndonjeres nga komunat e lartecekura. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar me të cilin Islamic Relief Kosova ne bashkëpunim e me drejtorinë e bujqësisë ne keto komunat e Peje e Malisheve do të bëjë implementimin e projektit.

Sasia e planifikuar ka mundesi të ndyshohet nga Islamic Relief Kosova e cila rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave nga përfituesit e këtij projekti
Implementimi i projektit/fumizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.

Periudha e Implementimit fillon: me datën 20 maj 2026

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Dokumentacioni ligjorëLloji
1.Certifikate e Biznesit Kopje
2.Certifikata e TVSH-së Kopje
3.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tender E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
4.Reference e implementimit te ndonjë projekti te ngjashëmE vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
5.TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/20160.00

Lot 1. Serra 0.50m²
Specifikacioni i serrës nga konstruksioni metalik i zinkuar me sipërfage 0.50m²
Aneksi 1 SPECIFIKIMET TEXNIKE TË DETYRUESHME
Specifikacioni: Tipi i serës Tunel me dimensione: 10 x 5 x 3.20 m
Përshkrimi teknik për një serë me dimensione 10 x 5 x 3.20 m:

  • Vendosja e bazave.
  • Elementet që formojnë një kapırat të serès:

Brezi i epërm i formuar prej gypit në form rrethore fi 42 x 2mm. L-5m (hapja e fushës ësht 5m).

  • Brezi i poshtëm në formë piramide në gyp 1° 0° 33mm x 2.0 mm L=4 m
  • Mbushja e kapriates me gip metalik @ 25 x 2.0mm L=4m.
  • Të gjitha lidhjet bëhën me elemente lidhëse me llamarinë te zinkuar 1.5mm me bulona M8 x 30mm, bulcinat trapez 6.3 x 33mm.
  • Konstruksioni i serës duhet të jetë nga materjali I zinkuar me standarte të garantuar nga prodhusi.

Shtyllat të formuara prej gypave metalik të zinkuar Ø 42x 2mm, me gjatësi L= 2.2mm.

  • Te gjitha vazhdimet e gypave 0 42 bën me furje të gypit egzistues.
  • Distanca në mes dy shtyllave ështe 2 metra.
  • Të gjitha lidhjet në mes të harqëve dhe gypave horizontal, bëhen me llamarin me bulona 8 x 32mm dhe mos te bëhet shpurja e gypave.
  • Lidhjet horizontale të konstruksjonit bëhet me kyp Ø 25 x 2mm me tri rende (dy lart një posht)

Brinaket janë prej gypi metalik të zinkuar Ø 25mm, me d = 2.

  • Pjeset ballore mbulohen me foli (najllon) 180 mikornë.
  • Montimi I folis (najllonit) 180 mikronë, shtangini bëhet me klipa të plastikës nga PVC-ja të. Me garancion 3 deri 5 vjecar.
  • Hapja e dritarve bëhet në menyre mekanike dhe I porforcuar me klipa PVC të %, fundi (dritares duhër të jetë 15 cm më posht se pjesa e poshtme e seres.
  • Pjesa e poshtme e serës në vijë gjatësore montohet prej folis 180 mikronë të shtanguar me gyp të ne dy vija paralele në distancë prej 70cm të shtangurë me klipa të plastikës 150 mm, si dhe hapja e kanalit në vijë gjatësore dhe anësore në formë të shkronjës "U" me dimenzione 0.30 x 0.30 x 0.30 m, në të cilën vëndniset folja në vijë gjatësore dhe anësore dhe pastajë mbushët më dhe për mbrojtje anësore në tër gjatësinë e seris
  • Dera montohet në pjesën ballore të serës me dimenzione 100 cm x 200 cm me foli (montohet një derë në pjesën e prapme).

Vërejtje. Montimi i seres duhet t'i përmbahet përshkrimit teknik.
Kuotimi financiar:

Nr. artikullitPërshkrimiNjësiaSasiaQmimi për njësi (€)Qmimi total (C)

1Ngritja e serave tunel me ndihmezione (10x5) x3.20-50m²)Cope

I gjithë materiali i përdorur për ndërtimin e konstrukcionit të serrës duhet të jetë i zinkuar dhe në përpushmën me specifikimin e detyrushëm të dhënat në dosjen e tenderit.

Lot 2. Serra 100m²

1. Specifikacioni i serrës nga konstruksioni metalik i zinkuar me sipërfaqe 100 m²

  • Serra "Tunel me dimensione gjatësia 20m, gjerësia 5m, lartësia 3.10m, gjeresia në mes mbajtësve 2.00 m.
  • Themelet stop të metalta (210x120x2mm), me anker bazë (Ø 32 thellësi 500mm dhe ankera përforcues (025, 2 copë thellës: 500mm);
  • Konstruksioni i metalit të zinkuar (shtyllat dhe harqet me gypa të zinkuar me profil Ø 42), të gjithë gypat tjerë të zinkuara 25 me trashësi të mureve të gypave 2mm;
  • Përgjatë tërë gjatësisë së serrës për mantim dhe demontim përdoren kapëset e plastikes,
  • Sistemi ventilimit përgjatë tërë gjatësisë së serrës në lartësi 55-150 cm në të dy krahët (hapje e dritareve nëdy anës përgjatë tërë serrës);
  • Dyert rrëshqitëse (1.5m x 2.0 m. 2 copë) në pjesën e përparme dhe të pasme,
  • Përgjatë tërë gjatësisë së serrës në të jenë të vendosur gypat metalik horizontal për vendosjen e sistemin e mbështetjes të bimëve (telave mbajtës për bime);
  • Folja për mbulim të serrës të jetë antidrip 150-180p, qëndrueshmëri së paku 3 vite, e cila duhet të përmbajë aditi special për kushtet klimatike të Kosovës,
  • Konstruksioni i serrës duhet të ketë gjithsejtë 7 vija të lidhjeve me gypa Ø 25 x 2 mm për gjatë tërë gjatësisë së serrës përfshirë këtu edhe gypat për hapje anësore të dritareve.

Kuptimi financiar

Specifikacioni i cmimeve per nje serre me siperfaqe 100m2 me inpute dhe fidane
Nr.PershkrimiNjesiSasiaÇmimi/Njesi pa TVSHTotal pa TVSH
LOT I Furnizimi dhe montimi i serres 100m2
1Furnizimi dhe montimi i serres 100m2copë
Total €
Total LOT i pa TVSH

I gjithë materiali I përdorur për ndërtimin e konstrukcionit të serrës duhet të jëtë i zinkuar dhe në përpushmëri me specifikimin e detyrushëm të dhënat në dosjen e tenderit.

Vërejtje:

Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën që të zgjedhë për secilin lot, veç e veç, apo vlerën totale për të gjitha lotët.

Kompania duhet të ofrojë garancion të paktën 1 vit për secilin lotë.

Ofertat tuaja me dokumentacionin e tenderit duhet t'i dërgoni në një zarf të mbyllur me titull – "Islamic Relief Kosova - Njoftim për furnizim me Serra 50m² 100m²" - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr. 10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova ka zero tolerance ndaj çdo thyerje të procedurave si më poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresën e lartpërmendur më së voni deri më datën 05/05/2026 në ora 15:00. Çdo ofertë që vjen pas kësaj date do të konsiderohet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.