business

Ekspert për mbështetje profesionale në procesin e plotësimit dhe të ndryshimit të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe adresimin e antigjipsizmit

  • star Publikuar: 02-05-2024
  • star Skadon: 12-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 742

TERMAT E REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT PËR PËR MBËSHTETJE PROFESIONALE NË PROCESIN E PLOTËSIMIT DHE NDRYSHIMIT TË LIGJIT PËR MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI DHE ADRESIMIN E ANTIGJIPSIZMIT

TERMAT E REFERENCËS;

Ekspert për mbështetje profesionale në procesin e plotësimit dhe të ndryshimit të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe adresimin e antigjipsizmit

Prishtinë,2024

  1. Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë kosovare.

  1. Kontesti i ndërhyrjes:

Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” ka bashkëpunuar dhe ka përkrahur në vazhdimësi Qeverinë e Republikës së Kosovës, Zyrën per Qeverisje të Mirë, Zyra e Kryeministrit për të kontribuar në mbrojtjen nga diskriminimi dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi.

  1. Qëllimi specifik

Eksperti/ja synon që në bashkëpunim me grupin punues për hartimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr.05/L-021 Mbrojtjen nga Diskriminimi të asistoje në hartimin dhe finalizimin e projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit Nr.05/L-021 mbrojtjen nga Diskriminim ne përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara me rregulloren e Nr.09/2011 të Punës së qeverisë dhe legjislacionit përkatës në fuqi.

  1. Metodologjia dhe procesi

Procesi duhet të ndjekë hapat e mëposhtëm:

Kontrata dhe takimi fillestar: Diskutimi për kushtet e punës dhe nënshkrimi i kontratës në mes të ekspertit dhe organizatës “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve”. Dokumentet e para duke përfshirë të dhënat e disponueshme, i jepen ekipit që do të përzgjidhet.

Faza fillestare: Arritja e marrëveshjes përfundimtare dhe aprovimi i planit te punës duke përfshirë materialet e nevojshme për trajnimin me zyrtare publik të dy institucioneve përkatëse.

Vizitat në terren dhe sesionet konsultative: Eksperti/ja do të organizojë vizita/intervista me anëtaret e ekipit ndërinstitucional dhe anëtarët e stafit të Zyrës për Qeverisje të Mirë, në mënyrë që të kuptoj nevojat e tyre karshi planit të tyre të punës.

Eksperti/ja do të organizojë punëtori një ditore ku gjetjet kryesore dhe konkluzionet e para duhet të diskutohen me anëtaret e ekipit dhe përfaqësuesin e Zyrës për Qeverisje të Mirë si dhe përpilimin e draftit të parë me raportin e të gjeturave nga vizitat/intervistat.

Shkrimi i raportit: Pas trajnimit dhe punëtorive me zyrtarë publik duhet të bëhet dorëzimi i draft raportit përfundimtar së bashku me rekomandime, përfshirja e komenteve nga organizata dhe Zyra për Qeverisje të Mirë si dhe aprovimi final i raportit.

Detyrat e ekspertit:

  1. Mban takime me fokus grupe që avokojn për të drejtat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;
  2. Paraqet një metodologji të punës, lidhur me angazhimin në kuadër të procesit të plotësimit dhe të ndryshimit të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi;
  3. Analizon Ligjin aktual për mbrojtje nga diskriminimi dhe paraqet propozimet dhe konkluzionet e analizës, për nevoja të procesit të plotësimit dhe ndryshimit të ligjit, me fokus avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, çështjen e antigjipsizmit;
  4. Analizon propozimet e dala nga takimet përkitazi me politikat jo diskriminuese, ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;
  5. Identifikon çështjet në strukturën e ligjit aktual për mbrojtje nga diskriminimi, lidhur me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian;
  6. Zhvillon një analizë të çështjeve ligjore, të ndërlidhura me pozitën e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian përkitazi me politikat e jo diskriminimit;
  7. Identifikon praktikat e mira të politikave të mosdiskriminimit lidhur me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian dhe antigjipsizmin;
  8. Reflekton të gjeturat e analizës ligjore, në kuadër të procesit të plotësimit dhe të ndryshimit të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi;
  9. Zhvillon dhe identifikon nenet përkatëse të cilat duhet të plotësohen dhe ndryshohen në kuadër të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi ndërlidhur me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian;
  10. Zhvillon dhe merr pjesë në takimet e grupit punues në procesin e plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi;
  11. Ndihmon dhe asiston grupin punues në hartimin e projektligjit për mbrojtje nga diskriminimi, me fokus komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian;
  12. Kryen detyra të tjera, për nevoja të procesit legjislativ, për adresimin e mosdiskriminimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe politikat e antigjipsizmit.

Kualifikimet:

1. Kualifikim i lartë (master ose doktoraturë), në fushën juridike;

2. Përvojë së paku 3 vite në çështjet e mosdiskriminimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian dhe çështjeve të antigjipsizmit;

Plani dhe buxheti

Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për hulumtim; megjithatë, ne rekomandojmë që ditët totale të punës për të gjithë procesin të mos kalojnë 20 ditë në total brenda periudhës (3 mujore ). VoRAE do t’i vlerësojë ofertat më të përshtatshme financiare të cilat janë në përputhje me çmimet e tregut në Kosovë dhe i përgjigjen kërkesave të lartë përmendura.

Kriteret e përzgjedhjes

  • Diplomë universitare në juridik ose shkenca sociale;
  • Së paku pesë vite përvojë pune në hartimin e analizave/dokumenteve të ngjashme për institucionet publike ose organizatat ndërkombëtare;
  • Njohuri të thella për kornizën ligjore dhe institucionale duke përfshirë njohuritë për të drejtat e komuniteteve;
  • Aftësi të mira analitike dhe konceptuale;
  • Aftësi në raportim, komunikim dhe koordinim të punës;
  • Aftësi komunikimi dhe shkrimi;
  • Njohuri të gjuhës shqipe dhe angleze;

Dokumentacioni i kërkuar /Kushtet për aplikim

  • CV profesionale
  • Një letër të interesimit
  • Metodologjinë
  • Planin e punës dhe afatet e implementimit
  • Dokumente të ngjashme që dëshmojnë punën në këtë fushë
  • Ofertën financiare në bruto

10.Mënyra e aplikimit:

Oferta duhet të dërgohet online në e-mail adresën [email protected].

Obligative - Ju lutem shënoni emrin e thirrjes ne subjekt !

Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 12.05.2024 në ora 16:00.

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.