business

Udhëheqës/e i/e Njësisë për Shitje me Shumicë

  • star Publikuar: 03-10-2022
  • star Skadon: 10-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani IPKO
Kategoritë Telekomunikim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3489

APLIKO KETU

Udhëheqës/e i/e Njësisë për Shitje me Shumicë

Udhëheqës/e i/e Njësisë për Shitje me Shumicë i raporton Drejtorit të Departamentit të Marketingut dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Menaxhon tërë biznesin e shitjes me shumicë nga planifikimi strategjik deri te aktivitetet me qëllim që të siguroj arritjen e targeteve të hyrave dhe të kostove nga shitja me shumicë.
  • Menaxhon të hyrat dhe marzhën bruto të biznesit të shitjes me shumicë si dhe të gjitha angazhimet me partnerët e jashtëm ndërkombëtar.
  • Drejton dhe negocion marrëveshjet komerciale të shitjes me shumicë për roaming me partner të brendshëm/jashtëm dhe siguron menaxhim efektiv të tarifave të roaming-ut dhe korrigjimin e normave efektive në mënyrë të vazhdueshme.
  • Drejton dhe menaxhon modelet komerciale për mbështetje të rritjes së shitjes me pakicë dhe me shumicë në roaming.
  • Bën ndërlidhjen me operatorë dhe faturimin e tyre. Ndërsa me operatorë të tjerë relevant bën sigurimin e testimit dhe normave efektive të roaming-ut sipas marrëveshjeve për roaming.
  • Ndihmon menaxhmentin e lartë në hartimine strategjisë së kompanisë.
  • Planifikon, drejton dhe koordinon operacionet e njësisë përkatëse.
  • Zbaton strategjinë e kompanisë me qëllim të arritjes së rezultateve më të larta.
  • Identifikon nevojat për zhvillimin epunonjësve të Njësisë.
  • Trajnon dhe mentoron punonjësit e Njësisë përkatëse sipas nevojave me qëllim të përmirësimit të performancës.
  • Sipas nevojës, kërkohet gatishmëri për të udhëtuar jashtë vendit në takime relevante me punën.
  • Siguron zbatimin e duhur të të gjitha proceseve dhe procedurave në kohë të duhur.
  • Kryen të gjitha detyrat të tjera të caktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Edukimi profesional i kërkuar:

  • Diplomë Bachelor në Ekonomi, Administrim Biznesi ose ngjashëm . Niveli Master i preferueshëm

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Përvojë në menaxhimin e shtijës me shumicë dhe në menaxhim, minimum 5 vite.
  • Njohuri paraprake për industrinë e telekomunikacionit;
  • Shkathtësi të shkëlqyera analitike;
  • Aftësi për të modeluar skenar financiar me qëllim të mbështetjes së negociatave të shitjes me shumicë;
  • Aftësi inovacioni;
  • Aftësi për të menaxhuar dhe koordinuar fushatat e marketingut për roaming si dhe negociatat komerciale me partner të jashtëm;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze;
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim;
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke ruajtur konfidencialitetin;
  • Aftësipër të mbajtur kontakte të ndërsjella afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje të plotë.
  • Aftësi për të krijuar një ambient bashkëpunues dhe për të ruajtur angazhimin e punonjësve në njësi.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raportimit dhe të dhënave.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim 10.10.2022

APLIKO KETU