
POZITA: Asistent Hoteli
REFERENCA: SX-24-034
QYTETI: Prizren
PAGA: 500 €
staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Hotelerisë jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Asistent/s Hotelerie. Ai ose ajo do të ketë rol të rëndësishëm në ofrimin e mbështetjes ndaj kërkesave te klientit.
PËRGJEGJËSITË:
- Ofron mbështetje për klientët dhe mysafirët gjatë vendosjes, qëndrimit dhe largimit nga hoteli
- Jep informacione dhe udhëzime për shërbimet dhe hapësirat e hotelit
- Ndihmon në mbledhjen dhe përpunimin e pagesave
- Asiston në përmbushjen e kërkesave të mysafirëve jashtë orarit të zakonshëm kur është e nevojshme.
- Përgjigjet ndaj kërkesave dhe ankesave të mysafirëve në kohë dhe në mënyrë profesionale
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Diploma e shkollës së mesme është e preferueshme
- Përvojë pune si asistent hotelerie, recepsionist apo rol i ngjashëm është përparësi
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi
- Fleksibilitet për të punuar me orar të ndryshueshëm kur është e nevojshme
OFERTA:
- Paga 500€ Neto
- Orari i punës prej 10:00 deri 16:00, prej te enjtes deri te martën (e mërkurë pushim)
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit
- Mundësi për të punuar në një kompani që vlerëson punonjësit
- Punë në një ambient ku do të keni mundësi të pafundme për të mësuar dhe për t’u zhvilluar.
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 24.08.2025. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.