business

Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Gjermane


Ruaj
  • star Publikuar: 12-01-2026
  • star Skadon: 22-01-2026
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Mitrovicë
Numri i pozitave 1

"Diakonie Youth Center – shpall konkurs:

Pozita: Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Gjermane (1 pozitë)
Orari i punës: Gjysmë orari – orar fleksibil
Nivelet: A1–B2
Vendi i punës: Mitrovicë e Jugut

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Gjuhë Gjermane, Edukim, Gjuhësi ose fusha të ngjashme;
  • Përvojë pune në mësimdhënien e gjuhës gjermane (A1–B2);
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane (shkrim dhe të folur);
  • Përvojë në punë me grupe (të rinj dhe/ose të rritur) e preferueshme;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe ndërpersonale;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Aftësi kompjuterike;
  • Fleksibilitet në orarin e punës;
  • Të mos jetë nën hetime (të paraqes dëshmi nga Gjykata).

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:

  • Ofrimi i mësimdhënies së gjuhës gjermane për nivelet A1–B2;
  • Planifikimi dhe zhvillimi i orëve mësimore individuale dhe/ose grupore;
  • Përgatitja dhe përshtatja e materialeve mësimore sipas nivelit;
  • Monitorimi i progresit të pjesëmarrësve dhe dokumentimi i pjesëmarrjes;
  • Bashkëpunimi me ekipin e Youth Center dhe raportimi tek mbikëqyrësi/ja;
  • Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me natyrën e punës.

Diakonie Youth Center ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe inkurajon aplikimet nga të gjitha komunitetet.

Aplikimi:

Të interesuarit duhet të dërgojnë:

  • CV me FOTO (kriter)
  • Letër motivuese
  • Dokumente mbështetëse (diploma, certifikata, referenca, dëshmi nga gjykata që nuk jeni nën hetime)

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

📅 Afati për aplikim: 12.01.2026 – 22.01.2026
📧 Aplikacionet dërgohen në: [email protected]
(Në subjekt të shënohet pozita për të cilën aplikoni)"