business

Inspektor i Tokës Bujqësore

  • star Publikuar: 08-08-2024
  • star Skadon: 06-09-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 10
Vendi i punës Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj, Gjilan
Shikime 1383

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i administrimit të përgjithshëm

Titulli i pozitës së punës: Inspektor i Tokës Bujqësore

Klasa e pozitës: Profesional 1

Koeficienti/Paga: 7

Nr. i kërkuar: 10

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 07/08/2024

Afati për aplikim: 08/08/2024 - 06/09/2024

Institucioni: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë

Departamenti : Drejtorati i Kontrollit

Divizioni

Vendi i punës : Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Prizren

Nr. i Referencës: RN00014762

Kodi: RPC0008301

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Përgjegjësi për realizimin Kontrollit në teren për aplikantët për pagesa direkte
  • Përgjegjësi për realizimin e Kontrollit në teren për aplikantët e projekteve të zhvillimit Rural
  • Përgjegjësi për realizimin e Konrolleve në teren për të gjitha llojet e kontrolleve, sipas kërkesave të AZHB-së, Ex- Post
  • Kontrollit, Rikontrollë dhe kontrollet tjera në paraparë;
  • Përgjegjësi në hartimin e raporteve të shkruara të kontrollit për të gjeturat në teren;
  • Përgjegjësi në përcjelljen e raporteve të shkruara me të gjetura në teren në formë fizike dhe elektronike;
  • Përgjegjësi në zbatimin e kontrolleve në teren sipas ligjit Kombëtar të zhvillimit Rural, ligjeve që ndërlidhen
  • mezbatimin e programeve mbështetëse të MBPZHR për Bujqësinë dhe standardeve dhe Procedurave IPA;
  • Përgjegjësi në menaxhimin profesional dhe korrekt të dokumentacionit dhe dosjeve të aplikantëve dhe mjeteve
  • teknike profesionale dhe logjistike të kontrollit;
  • Përgjegjësi në znbatimin e kodit të zyrtarit publik;
  • Përgjegjësi në zbatimin e detyrave të punës dhe planeve të institucionit;
  • Përgjegjësi në raportimet e duhura të sakta dhe korrekte profesionale dhe administrative.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor).
  • Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike).Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetëdeklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 21/09/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
    • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
    • Intervista – maksimumi 30 pikë
  2. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  3. Mënyra e aplikimit
  4. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
    • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Vendet e punëstë shpallura me këtë konkursnë pajtim me Rregulloren (QRK)NR. 15/2023 për Pranimin dhe Karrierën në Shërbimin Civil janë sipas nevojës në këto regjione: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Pejë, Mitrovicë dhe Prizren.
  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen