KONKURS I PUNËS
BPrAL Kolegji Heimerer për të plotësuar nevojat e Kolegjit Heimerer shpall konkurs për këtë pozitë:
Titulli i Pozitës: Koordinator/e për Çështjet e Mësimit pranë Fakultetit të Shkencave Shëndetësore për Profile Terapeutike
Roli
Roli i Koordinatorit Për Çështjet e Mësimit është të koordinoj dhe mbikëqyrë procesin e punës në aspektin akademik, ndihmon Prorektorin për Mësim për politikat zhvillimore për programet studimore dhe hapjen e programeve të reja akademike. Punon ngushtë me Prorektorin Për Mësim dhe dekanët për implementim të planit të veprimit dhe mbështet dekanët në rast nevoje për çështje të ndryshme rreth programeve studimore dhe çështjeve studentore.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Planifikimi dhe buxhetimi i Stafit Akademik.
- Koordinimi i punës pedagogjike – mësimore.
- Dhënia e sugjerimeve për ndryshime në kurrikulat ekzistuese dhe për krijimin e kurrikulave të reja.
- Koordinimi dhe mbikëqyrja e përfshirjes së mësimdhënësve dhe studentëve në procesin mësimor.
- Koordinimi dhe mbikëqyrja e organizimit të punës në përputhje me programin zhvillimor dhe planet vjetore të miratuara.
- Koordinimi dhe monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të studimit në të gjitha nivelet e arsimit të lartë dhe në të gjitha format tjera të edukimit të vazhdueshëm profesional.
- Propozimi i krijimit të njësive akademike dhe njësive tjera ndihmëse në kuadër të Kolegjit.
- Raportimi për punën në baza javore pranë Prorektorit Për Mësim.
- Propozimi i kandidatëve për mësimdhënës përballë menaxhmentit dhe organeve tjera udhëheqëse të Kolegjit dhe bashkë-vendimmarrja lidhur me marrëdhënien e punës të punonjësve tjerë të institucionit të arsimit të lartë.
- Propozimi i stafit akademik dhe mësimdhënësve për procesin mësimor dhe zhvillimin e karrierës së tyre.
- Ofrimi i mësimdhënies në modulet e fushës përkatëse.
Kualifikimet e kërkuara
- Arsimimi: Msc apo PhD i fushës.
- Përvoja: Së paku 1 vit përvojë pune në një pozitë të ngjashme.
- Njohuritë: Njohuri për nivelin e funksionimit të IAL-ve, njohuri për ligjet në fuqi që rregullojnë arsimin e lartë, njohuri shumë të mira të punës në kompjuter, që mundësojnë punë të pavarur pa ndihmën e dikujt tjetër, nivel akademik i gjuhës shqipe,nivel i kënaqshëm i gjuhës angleze ose gjermane.
- Aftësitë Personale: Menaxhimi i Stafit, Organizimi; Menaxhimi i kohës; Aftësi komunikimi; Aftësi të menaxhimit të situatave, qasje profesionale me kolegë, staf dhe studentë.
- Aftësitë Teknike: Micrososft Office Package; SPSS, Mendeley etj.
- Prirjet: Integritet, Diskrecion, Etike, Proaktiv, Dinamik, Mendues kritik, etj.
Vendi i punës: BPrAl Kolegji Heimerer, Rr. Kadri Zeka nr. 80 dhe 82, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Orari: 40 orë në javë
Dorëzimi i dokumentacionit:
Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV, letër motivuese si dhe dëshmitë e shkollimit apo kualifikimeve përkatëse.
Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën: [email protected]
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.
Konkursi mbetet i hapur nga data 29.01.2026 deri me 12.02.2026