business

THIRRJE PËR APLIKIM: Promovimi i shërbimit të strehimit familjar në Kosovë

  • star Publikuar: 24-10-2022
  • star Skadon: 04-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ftesa për Tender
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2625

THIRRJE PËR APLIKIM

Promovimi i shërbimit të strehimit familjar në Kosovë

Lloji i shërbimitKompani për realizimin e shërbimeve për promovimin e strehimit familjar në Kosovë.
LokacioniKosovë
Afafi kohor/periudha implementuese10 ditë punë
Afati i fundit per aplikim 04 Nëntor 2022

Për organizatën:

“Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror- OFAP” është organizatë kombëtare humanitare, me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror në Kosovë. Misioni i organizatës është që çdo fëmije të braktisur dhe pa kujdes prindëror t’i ofrohet një familje e përkohshme që të jetoj, të rritet dhe të ndjehet pjesë e saj e të ketë dashurinë që i nevojitet.

Bazuar në nevojat e identifikuara në Kosovë, organizata OFAP që nga viti 1999 (ish organizata AiBi) përkrahë, mbron dhe promovon të drejtat e fëmijëve në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia.

Vështrim i përgjithshëm i programit

Në kuadër të projektit “Specializimi i familjeve strehuese dhe përkrahje familjeve strehuese tek farefisi për të ofruar shtëpi të sigurta, të qëndrueshme dhe edukative për vajzat dhe djemtë e cenueshëm në nevojë për vendosje të qëndrueshme familjare” i financuar nga UNICEF, është planifikuar edhe promovimi i shërbimit të strehimit familjar për fëmijët pa përkujdesje prindërore (të braktisur pas lindjes, të abuzuar, të neglizhuar dhe fëmijët me aftësi të kufizuara) e në nevojë për vendosje të përkohëshme në familje strehuese të aprovuara nga qendrat për punës sociale (QPS) në Kosovë. Ndaj, në bashkëpunim të ngushtë me punonjësit socialë të QPS-ve dhe me familjet ekzistuese strehuese projekti do të organizojë aktivitete ndërgjegjësuese dhe vetëdijësuese për të promovuar shërbimin e strehimit familjar tek publiku i gjerë dhe për të rritur numrin e familjeve strehuese për t’u përkujdesur për fëmijët pa përkujdesje prindërore.

Qëllimi i shërbimit:

Përmes kësaj thirrje për aplikim, OFAP synon të identifikoj një kompani të kualifikuar dhe me përvojë, e cila do angazhohet në realizimin e shërbimeve për promovimin e strehimit familjar në Kosovë dhe ndërgjegjësimin dhe ngritjen e vetëdijes së publikut të gjerë rreth rëndësisë së strehimit familjar si shërbim i rëndesishëm dhe i nevojshëm për fëmijët pa përkujdes prindëror e në nevojë për përkujdesje të përkohëshme familjare.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Kompanisë

Nën mbikëqyrjen e përgjithshme të menaxhmentit të OFAP, kompania e përzgjedhur do të:

  • Organizojë takime, intervista me stafin e organizatës OFAP dhe palët e tjera të interesit;
  • Zhvillojë video sensibilizuese deri ne 60 seconda.
  • Zhvillojë materiale promovuese, broshura e postera e të tjera me qëllim të promovimit të strehimit familjar.

Njohuritë/Ekspertiza/Kapacitetet e Kompanisë

Aftësitë minimale që kërkohen nga kompania:

  • Kompania ka kapacitete të mjaftueshme dhe të kualifikuara njerëzore dhe teknike për të kryer punën me profesionalizëm dhe brenda afatit të caktuar nga OFAP.
  • Njohuri të mira të komunikimit, marketingut dhe fushatës.
  • Eksperiencë, përvojë e dëshmuar se paku pesë vjeqare (rekord përvojash të mëparshme) në zbatimin e fushatave ndërgjegjësuese në nivel nacional dhe lokal.
  • Njohuri rreth platformave të ndryshme të mediave sociale.
  • Qasje kreative dhe inovative.
  • Aftësi të mira komunikuese verbale dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe për të punuar në një ekip multidisiplinar.

Kriteret e përzgjedhjes janë:

KriteretPikët maksimale

Kompania me njohuri dhe përvojë të mirë dhe të sukseshme në zhvillimin e fushatave vetëdijësuese.

Kapacitetet e kompanisë (burimet nerëzore).

Referencat e mëhershme në zhvillimin e fushatave të ngjashme

40
Propozim i konceptit mbi metodologjinë e punës30
Çmimi i propozimit financiar30
Totali 100

Kushtet e pagesës

Pagesa do të bëhet në dy instalmente; 50% e shumës totale do procesohen pas pranimit të draft materialeve për promovim dhe video incizimin, dhe instalmenti i fundit (50%) do bëhet pas përfundimit dhe finalizimit të ofrimit të shërbimit sipas kritereve të parapara dhe marrëveshjes së realizuar.

Në rast të performancës së pakënaqshme: OFAP rezervon të drejtën të ndalojë të gjithë ose një pjesë të pagesës nëse performanca është e pakënaqshme, nëse puna/rezultatet janë të paplota, nuk janë dorëzuar ose për mospërmbushje të afateve. Performanca e kontraktorit do të vlerësohet në bazë të grupit të treguesve standard si: nëse janë përmbushur të gjitha qëllimet e përshkruara në ToR, nëse afatet e përcaktuara nga ToR janë përmbushur, kompetenca teknike dhe profesionale e demonstruar, cilësia/sasia e punës dhe rezultatet, përgjegjësia, marrëdhëniet e punës dhe komunikimi.

Kohëzgjatja e kontratës

Ky aktivitet do duhet të realizohet deri ne mes te muajit dhjetor 2022.

Politikat për mbrojtjen e fëmijëve:

Si kusht për të hyrë në marrëdhënie pune, Kompania e përzgjedhur do duhet të nënshkruaj Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve të OFAP dhe të respektojë termat dhe kushtet e saj.

OFAP ka një politikë të zero tolerancës ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual. Të gjithë punonjësit e OFAP dhe personeli i kontraktuar pritet të respektojnë standardet më të larta të sjelljes personale dhe profesionale në çdo kohë, dhe të ofrojnë ndihmë dhe shërbime humanitare në një mënyrë që respekton dhe nxit të drejtat e përfituesve dhe anëtarëve të tjerë të cenueshëm të komuniteteve lokale.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Metodologjia e punës dhe oferta financiare.
  • Çertifikata e Regjistrimit të Kompanisë.
  • Koncepte, portfolio apo dokumente që tregon disa shembuj të punës së mëhershme.
  • Dy apo më shumë referenca nga puna paraprake.
  • Kohëzgjatja brenda të cilës shërbimi mund të realizohet (përfundohet).

Aplikimi:

Të gjitha dokumentet e kërkuara në këtë ToR të dorëzohen në e-mail adresën: [email protected], jo më larg se me datë 04/11/2022 deri në ora 16:00.

*Vetëm kompanitë e përzgjedhura në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Në mungesë të aplikacioneve të përshtatshme, OFAP mban të drejtën që të mos përzgjedh asnjë nga kompani/organizatë aplikante.