Infrastruktura Hekurudhave të Kosovës “INFRAKOS” Sh.A shpall:
K O N K U R S PUBLIK
POZITA: DREJTUES I LËVIZJES SË TRENAVE tri pozita: një pozitë drejtues treni dhe stacionin e trenit Pejë, dhe dy pozita drejtues treni në stacionin e trenit në Klinë.
NJËSIA: Shërbimi i Stacioneve
KONTRATA: Me kohë të pacaktuar
I RAPORTON : Shefit të Stacionit
PËRGJEGJËSI MBIKËQYRËSI: JO
PËRSHKRIMI PUNËS:
- Është përgjegjës për sigurinë dhe regullueshmërin në komunikacionin hekurudhor
- Është përgjegjës për përgatitje të rregullt dhe nisje të trenave
- Është përgjegjës për sigurim të rrugëtimit të trenave në hyrje, dalje dhe kalim dhe për manipulim me sinjale kryesore sipas dokumentit teknik , dhe udhëzimeve teknike.
- Jep detyra , udhëheq dhe kontrollon realizimin e punëve manovruese.
- E kryen efektin e punës me trena të cilin ia dorëzon Dispeçerit të Komunikacionit.
- I udhëheq evidencat e nevojshme të komunikacionit dhe të vagonëve
- Është përgjegjës për realizimin e OLT-ës
- Kryen kontrollimin e rregullt dhe të jashtëzakonshëm të ndërrueseve.
- Është në kontakt të rregullt me Dispeqerin e komunikacionit
- E përcjellë lëvizjen e trenave
- E pajisë personelin e trenit me njoftime të nevojshme(Përmes Urdhëresës I dhe II)
- Pastron ndërrueset dhe zyrën në stacione pa ndërrues.
- Koordinon- kontakton me stacionet tjera në rregullimin e sigurt të lëvizjes së trenave
- Kryen edhe punë tjera sipas Urdhëresave-Udhëzimeve me karakter të përhershëm ose të përkohshëm dhe sipas detyrave të përcaktuara në dokumentin teknik të stacionit pjesa e I,II.dhe sipas Urdhrit të Shefit të stacionit
- Kujdeset per pronën brenda perimetrit të stacionit hekurudhor.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e pastërtisë në objektet, stabilimentet (ndërruesve aty ku mungon ndërruesi, e te tjera) si dhe hapësirat brenda dhe rreth stacionit.
KUSHTET, AFTËSITË DHE NJOHURITË E KËRKUARA:
- Teknik i Komunikacionit hekurudhor.
- 3 vite përvojë pune në sektorin hekurudhor.
- Provimin profesional sipas Rr.646
- Të jetë i aftë në zgjidhjen e problemeve
- Të ketë aftësi organizative, planifikuese dhe orientim të qartë
- Kontrollimin mjekësor (grup i parë shëndetësor)
- Të njeh gjuhën shqipe preferohet njohja e gjuhës angleze dhe serbe
- Aftësi te shkëlqyeshme kompjuterike.
PROCEDURA E APLIKIMIT:
Aplikacioni dhe konkursi mund të merren në ndërtesën e drejtorisë në Fushë Kosovë. Aplikacioni së bashku me dëshmitë tjera mund të dorëzohet në ndërtesën e drejtorisë së Infrakos, në adresën Sheshi i Lirisë pn, në Fushë Kosovë. Dokumentet duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur në të cilën duhet të shkruhet pozita për të cilën aplikon. Data e fundit për aplikim është më datë. 04.07.2023 ora 15:00 që mbërrin pas ketij afati dhe i pakompletuar do të konsiderohet i pavlefshëm.
Dokumentet duhet të dorëzohen vetëm në kopje pasi të njëjtat nuk ju kthehen.
Për informata të tjera na kontaktoni në numrin e tel. 038 550 550 237