business

Menaxher/e i Degës

  • star Publikuar: 04-10-2024
  • star Skadon: 18-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1441

Konkurs për vend pune

Institucioni Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a. fton të gjithë të interesuarit të cilët janë të motivuar në arritjen e rezultateve në fushën e kredisë që të aplikojnë për pozitën në vijim.

Pozita: Menaxher/e i Degës – Prishtine

Përgjegjësitë:

  • Të drejtoj të gjitha aspektet operacionale të degës duke përfshirë shitjen dhe shërbimin ndaj klientit;
  • Të udhëheqë, suportoj dhe mbikëqyrë punonjësit e degës në planifikimin dhe arritjen Menaxhon portfolion e degës dhe te gjitha punët lidhur me aktivitetin kreditor,
  • Menaxhon stafin e degës dhe definon prioritetet për punën e tyre ne përputhshmëri me procedurat e IFJB Lesna- se,
  • Kontribuon ne përpilimin e planeve strategjike te IFJB Lesna- se.
  • Merr pjese ne mbledhjet e komitetit kreditor te degës kur kërkohet,
  • Vlerëson performancen e stafit te degës se bashku me përgjegjësit e tij dhe propozon trajnimet e nevojshme,
  • Kontrollon kualitetin e te dhënave lidhur me kredit e degës dhe respektimin e afateve për regjistrimin e kthimeve dhe shpërndarjeve te kredive ne databaze,
  • Koordinon punën ne mes te degës dhe zyrës qendrore te IFJB Lesna- se.
  • Planifikon dhe Menaxhon shpenzimet e funksionimit te degës ku punon,
  • Kontrollon dokumentet qe transmetohen nga stafi i degës ne Zyrën Qendrore ne Prishtine,
  • Kontrollon dhe është përgjegjës për kompletimin dhe sistemimin e dokumentacionit lidhur me kredit dhe dokumentacionin financiar lidhur me shpërndarjen dhe kthimin e kredive,
  • Dhe detyra te tjera qe i caktohen nga menaxhmenti.

Kushtet e kerkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo në një fushë të ngjashme
  • Minimum 3 vite përvojë pune ne menaxhim ne fushën e institucioneve financiare
  • Aftësitë drejtuese dhe menaxhuese, si dhe fokusim tek klientët dhe rezultatet;
  • Aftësi ne menaxhimin e stafit dhe monitorimin e punës se tyre,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit, dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri shume të mira të punës me kompjuter
  • Njohuri të gjuhës angleze
  • Të posedoj patentë shofer

Si të aplikoni?

Aplikimi në Institucionin Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a. bëhet përmes postës elektronike, duke dërguar CV-në tuaj, dokumentet mbi kualifikimet si dhe një letër motivuese, në e-mail: [email protected] , duke cekur në subjekt titullin e pozitës për të cilën aplikoni. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë.

Afati i fundit për aplikim: 18/10/2024