business

Analist Kreditor


Ruaj
  • star Publikuar: 07-05-2026
  • star Skadon: 14-05-2026
Kompani KEP Trust
Kategoritë Analist kreditor
Vendi i punës Lipjan
Numri i pozitave 1

SHPALLJE PËR VEND PUNE

KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:

Pozita: Analist Kreditor

Lokacioni: Lipjan (1) , (Nr. ref: KEP 10/2026)

Raporton tek: Menaxheri i Degës

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Promovon produktet kreditore në rregjionin ku ai operon
  • Analizon aplikacionet për kredi nga klientët individualë dhe bizneset e vogla
  • Kryen analiza financiare dhe vlerëson aftësinë paguese të klientëve
  • Verifikon dokumentacionin dhe informacionin e dhënë nga klientët
  • Përgatit dokumente dhe rekomandime për aprovimin/refuzimin e kredive
  • Monitoron portofolin e kredive dhe identifikon rreziqet potenciale
  • Siguron respektimin e politikave/procedurave të brendshme dhe rregulloreve te jashtme
  • Merr pjesë në vizita në terren për verifikim të aktiviteteve të klientëve

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Bankë apo fusha të ngjashme
  • Preferohet 1-3 vite përvojë në analizë kredie ose sektor financiar (preferohet mikrofinanca)
  • Njohuri të forta në analizë financiare dhe vlerësim risku
  • Aftësi analitike dhe vendimmarrëse të zhvilluara
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
  • Njohuri të programeve MS Office (veçanërisht Excel)
  • Integritet i lartë dhe ndjenjë përgjegjësie
  • Leja e vozitjes e domosdoshme.

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formën e aplikimit për punesim e gjeni në https://rekrutimi.keptrust.org/ Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

Afati i fundit për aplikim është 14 maj 2026

Shenim: Do të kontaktohen vetëm kandidatët e selektuar në listë të ngushtë!