business

Mjek/e Radiolog

  • star Publikuar: 08-11-2022
  • star Skadon: 21-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1318

RN00010079
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 04/10/2022
Afati për aplikim: 07/11/2022 - 21/11/2022

Duke pasur për bazë nenin 66, 67 dhe 68 të Ligjit nr. 06/L-114 pë Zyrtarët Publikë, në pajtim me Ligjin e Punës Nr.03/L-212, neni 8 i këtij Ligji, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Mbrojtjes shpall këtë:

KONKURS

Titulli i vendit të punës: Mjek Radiolog

  • Grada e vendit të punës; A4
  • Nr. referencës së vendit të punës; FSK 0422
  • Vendi; Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Është përgjegjës për Ordinancën e Radiologjisë, menaxhon ordinancën, dosjet mjekësore dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave për stafin e Radiologjis;
  • Ofron shërbime mjekësore specialistike në lëminë e Radiologjis;
  • Implementon dhe mbështetë veprimet dhe aktivitetet që burojnë nga planet e Regjimentit të Mjekësisë;
  • Ofron udhëzime dhe monitoron punën e pjesëtarëve/personelit në Ordinancë/Radiologjis;
  • Planifikon furnizimin, ri furnizimin, deponimin, ndarjen, përdorimin dhe mbikëqyrjen e pajisjeve, barnave dhe materialit shpenzues në Ordinancë/Radiologjis;
  • Ruan konfidencialitet të plotë për çështjet që kanë të bëjnë me trajtimin e pacientit apo punën e institucionit, përveç në rastet kur ajo /ai autorizohet me shkrim, në përputhje me politikën Institucionale.

Proceduarat e konkurrimit;

  • Shpallja e konkurrimit është e hapur për të gjithë të interesuarit për aplikim.

Shkollimi i kërkuar;

  • Diplomë universitare – Fakulteti i Mjekësisë së Përgjithshme;
  • Specializim në fushën e Radiologjisë;
  • Licencë e vlefshme profesionale.

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen;

  • Përvojë pune në fushën përkatëse;
  • Njohja e punës me kompjuter;
  • Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën e Radiologjisë (e deshiruar);
  • Trajnime profesionale përkatëse (e deshiruar);
  • Njohuri pune të përgjithshme administrative (e deshiruar);
  • Njohja e gjuhes shqipe apo serbe;
  • Gjuha angleze ( e deshirueshme);
  • Punë me presion dhe nën ndikimin e stresit;
  • Aftësi komunikimi;
  • Vullneti për përmirësim të vazhueshëm;
  • Aftësia për ndërtim ekiporë dhe punë ekipore;
  • Vetë iniciativë;
  • Shërbim vetmohues.

Kohëzgjatja e emërimit

  • Emërimi është me afat të pacaktuar.

Afati për aplikim

  • Afati i aplikimit është nga 07.11.2022 deri më 21.11.2022.
  • Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme.

Paraqitja e kërkesave:

  • Formularët dorëzohen në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit, apo me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, 10000 Prishtinë, Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit, Kati I, Kazerma Adem Jashari, Prishtinë, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.
  • Kandidatët duhet t’ia bashkëngjitin aplikacionit kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!

Kërkesa specifike:

  • Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.

Ministria e Mbrojtjes ofron mundësi të barabarta të konkurrimit dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet. Kërkesat e pakompletuara dhe të dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Formularët për aplikim janë në dispozicion në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit të MM-së, apo në web-faqen e MM-së, E-mail; https://mod.rks-gov.net. Për informata plotësuese mund të kontaktoni në: 038 200 13 508.