
Kompani
Spitali Anaderm
Kategoritë
Reklamim dhe Marketing
Vendi i punës
Prishtinë
Numri i pozitave
1

Menaxher i Marketingut
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi i fushatave të reklamave digjitale (Facebook, Instagram).
- Krijimi i përmbajtjes kreative për rrjete sociale dhe kanale të tjera (Dizajn, Video).
- Realizimi dhe editimi i materialeve vizuale (foto & video) për marketing.
- Propozimi dhe implementimi i ideve të reja që rrisin imazhin dhe prezencën e spitalit.
Kriteret e aplikimit:
- Përvojë pune së paku 3 vite në fushën e marketingut.
- Njohuri praktike në menaxhimin e ads, krijim përmbajtjeje dhe editim foto/video.
- Fleksibilitet dhe aftësi për të marrë iniciativa të reja në marketing.
- Shkathtësi komunikimi dhe pune ekipore.
- Orari i punës: i rregullt, sipas Ligjit të Punës në Kosovë.
Aftësi shoqërore dhe profesionale:
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
- Njohuri të organizimit, planifikimit, ekzekutimit dhe analizimit të kampanjave.
- Njohuri të programeve Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Adobe Premier Pro, Adobe After Effects, Adobe Express (e preferueshme edhe njohuri në Web-Design).
APLIKIMI:
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë:
- CV-në e tyre
- Portfolion e punëve të realizuara (reklama, përmbajtje, foto/video)
📧 [email protected]
📞 Kontakt: +383 45 707 733
Afati i fundit për aplikim: 15 Shtator 2025