business

Drejtor i Sekretariatit të KQZ-së

  • star Publikuar: 04-10-2025
  • star Skadon: 01-11-2025
Kategoritë Institucionet Qendrore
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall:\

Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit

Fusha e studimit: Lloji i arsimimit: I pa specifikuar, Diplomë/a të studimeve me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.

Institucioni që zhvillon proceduren e rekrutimit: Komisioni Qendrori Zgjedhjeve

Nr. i Referencës: RN00018799

Kohëzgjatja e emërimit: Me mandat 4 vjeçar

Data e njoftimit: 02.10.2025

Afati për aplikim: 03.10.2025 - 01.11.2025


Pozitat aktualisht të lira

Nr

InstitucioniOrganizata / Vendi i punësTitulli i pozitës

Klasa e pozitës

Paga\ Koeficienti

Nr. i kërkuar

1

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Zyra e Drejtorit të Sekretariatit të KQZ / Prishtinë

Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Drejtues i Lartë

13.2

1

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Organizon agjendëne takimeve të KQZ-së nën udhëheqjen e Kryesuesit, sigurontërë materialin e nevojshëm para çdo takimi dhe merr pjesë në takimet e KQZ-së;
  2. Raporton në KQZ për të gjithadetyrat e SKQZ-së,me përjashtim të detyrave të Drejtorit Ekzekutiv të ZRCKFSP-së;
  3. Bën administrimin dhe udhëheqjen e gjithmbarshme të Sekretariatit si dhe siguronpër zbatimin e të gjitha funksioneve të besuara;
  4. Siguron udhëzimet e duhura për KQZ-në dhe këshilla të paanshme e të kualifikuara nga Sekretariati;
  5. Organizon Sekretariatin dhe nxjerr procedura administrative lidhur me çështjet të cilat i përkasin;
  6. Bën menaxhimin efektiv dhe efikas të burimeve njerëzore dhe financiare të Sekretariatit;
  7. Zbaton politika jo-diskriminuese ndaj personelit të Sekretariatit, përfshirë përfaqësimin e drejtë gjinor në të gjitha fushatdhe nivelet dhe garantimin që përbërja e stafit të Sekretariatit e reflekton karakterin shumetnik të Kosovës;
  8. Siguron drejtimin, koordinimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen e të gjithë stafit të KQZ;
  9. Siguron bashkëpunimin me institucionet e tjera me funksionet që ndërlidhen me mandatin e KQZ;
  10. Kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tjera të përcaktuara nga KQZ.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
  • Lloji i arsimimit: I pa specifikuar.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Të ketë së paku tetë (8) vjet përvojë profesinale, nga të cilat pesë (5) vjet në pozita udhëheqëse.
  • Kualifikimet e posaçme formale:Kandidatët të cilëtkanë të dëshmuarnjohjen e gjuhësangleze në nivelin B2 (sipas Kornizëssë Përbashkët Evropianetë Referencës për Gjuhët – CERF) të dëshmuar me certifikatë TOEFL apo IELTS vlerësohen me pesë (5) pikë në fazën e intervistës.


Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Aftësi të larta organizative, drejtuese (lidership) të hartimit të politikave dhe menaxhimit strategjik.
  • Shkathtësi të shkëlqyera strategjike dhe analitike që i mundësojnë të këshillojë për çështje komplekse, me besueshmëri dhe vendosmëri në arritjen e objektivave strategjike të institucionit.
  • Aftësi për të udhëhequr, bashkëpunuar dhe për të menaxhuar ndryshime të rëndësishme në organizata të mëdha dhe komplekse.
  • Njohuri të gjëralidhur me fushëne përgjegjësisë së institucionit, menaxhimit buxhetor dhe të shërbimit civil.
  • Aftësi për t'iu përshtatur ndryshimeve të prioriteteve, kërkesave dhe afateve kohore,përmes aftësive të nivelit të lartë analitik dhe zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi të forta negocimi, komunikimi dhe bashkëpunimi, përfshirë aftësinë për komunikim dhe bashkëpunim, përfshirë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie mirëbesimi me titullarin e institucionit dhe stafin që menaxhon.

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diplomaështë fituar jashtëvendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcaktonpozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtettjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekuraapo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik(Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).


Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 16/11/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

  • Kualifikimet e posaçme formale:Kandidatët të cilëtkanë të dëshmuarnjohjen e gjuhësangleze në nivelin B2 (sipas Kornizëssë Përbashkët Evropianetë Referencës për Gjuhët – CERF) të dëshmuar me certifikatë TOEFL apo IELTS vlerësohen me pesë (5) pikë në fazën e intervistës.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 60 pikë
  • Intervista – maksimumi 40 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesido të shpallet përmes portalitpër rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriterete konkursit, përmesdokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
  • Kandidatet fitues do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së pozitës së lirë sipas radhitjes përfundimtare.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen