business

Analist-e Kreditor-e (2), Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim (1), Zyrtar-e për kontrolle interne (1)

  • star Publikuar: 24-06-2024
  • star Skadon: 30-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Prishtinë, Pejë, Gjilan, Klinë
Shikime 1032

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim te pozitave ne vijim:

  1. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Pejë
  2. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Gjilan
  3. Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim për degën në Klinë
  4. Një (1) Zyrtar-e për kontrolle interne për zyren qendrore në Prishtinë

-------------------------------------------------------------------------------------------

Analist-e Kreditor-e (Pozita 1 dhe 2) Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore përmes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk është kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
  • Prezanton produktet e KRK tek klientët,
  • Regjistron të gjitha të dhënat lidhur me procesin e kredidhënies në degë,
  • Pranon pagesat e klientëve dhe shpërndanë kreditë e aprovuara,
  • Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta,
  • Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive të shpërndara,
  • Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor,
  • Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
  • Përvojë paraprakenë punë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze(e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

--------------------------------------------------------------------------------------------

Zyrtar-e për kontrolle interne (Pozita 4) Përgjegjësitë:

  • Ben kontrollimin e fajllave kreditor ne te gjithe portfolion e KRK-se.
  • Kontrollon teresine dhe saktesine e te gjithado kumenteve te nevojshme ne dosjet e kredise dhe dokumentacionit tjetër duke përfshire kontrollimin e nënshkrimeve, miratimet, vlefshmerine e dokumenteve etj.
  • Ben vleresimin e bizneseve te klienteve ne baze te te dhenave te ofruara ne formularet e analizes se aplikimit per kredi.
  • Ben vizita tek huamarrsit perfundimtare ne deget e KRK-se per te verifikuar nese informacioni i paraqitur ne dosjet te kreditit mbi biznesin/karakterin e klientit korrospodon me realitetin.
  • Pergadite analizat e pavaruara dhe informata te tjera qe mund te kerkohen nga menaxhmenti.
  • Pergadite raporte permbledhese duke dhene rekomandime per korigjim (permiresim) te mangesive te gjetura.
  • Siguron zbatimin e politikave dhe procedurave te rishikimit te kredive.
  • Raporton ne lidhje me shkeljet e politikave dhe procedurat nga stafi i KRK-se ne nivel dege dhe veprime e ndermarra nga drejtuesit e deges/ oficeret e kredise per te eliminuar mangesite e konstatuara.
  • Pune te tjera te nderlidhura me departamentin e rrezikut dhe kontrolles interne.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
  • Njohuri mbi procesin e kreditimit dhe dokumentimit,
  • Përvojë paraprake në punë të ngjajshme dhe pune te nderlidhura me kredidhenie (si Analist-e Kreditor-e),
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit verbale dhe me shkrim, si dhe shkathtësi te përpilimit te raporteve me shkrim.
  • Të jete dinamik, te ketë fleksibilitet, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.


Konkursi mbetet i hapur nga dt. 24.06.2024 deri me dt. 30.06.2024. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatësenë linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me përgjegjësitë dhe përvojën.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësitë barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.