Kompani
Emona Center
Kategoritë
Burime Njerëzore
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Vushtrri
Shikime
14869
K O N K U R S P U N E
POZITA: Asistent për Burime Njerëzore (1 Pozitë)
KOMPANIA: “Emona Center” SH.P.K.
Nr i biznesit: 810693839
LOKACIONI: Rr. “Dëshmorët e Kombit” pn. Vushtrri
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mbështet procesin e rekrutimit dhe asiston në punët e lidhura me procesin e rekrutimit (shpalljen e konkurseve, organizimin e intervistave, informimin e kandidatëve për intervista dhe intervistim, seleksionimin e kandidatëve, plotësimin e dokumentacionit përkatës për punëtorët e rinj etj);
- Mirëmban dhe përditëson të dhënat për prezencën, mungesën dhe lëvizjet e të punësuarve,
- Mirëmban bazën e të dhënave të Burimeve Njerëzore për pushime vjetore, mjekësore, të lehonisë dhe të tjera;
- Përgatitë kontrata dhe dokumentet përcjellëse sipas procedurave dhe politikave të Burimeve Njerëzore;
- Mirëmban, sistemon dhe përditëson dokumentacionin në dosjet e të punësuarve,
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:
- Diplomë Universitare;
- Të ketë përvojë pune mbi 1 vit në fushën e Burimeve Njerëzore;
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
- Njohuri të shkëlqyera të paketës office;
- Njohuri të Ligjit të punës dhe politikave të Burimeve Njerëzore.
Dokumentet e kërkuara:
- Formulari për aplikim (Aplikacionet mund të merren në objektin e “Emona Center” sh.p.k.);
- CV së bashku me dokumentet mbështetëse.
Të interesuarit/at mund të dërgojnë aplikacionet me dokumentet mbështetetëse në objektin e “Emona Center” sh.p.k. në adresën rr. “Dëshmorët e Kombit”, pn, në Vushtrri (apo edhe permes email [email protected] )
Aplikimi është i hapur nga data 21.02.2023 deri me datë 01.03.2023.