business

Teknik për Gipskarton (3)


Ruaj
  • star Publikuar: 27-04-2026
  • star Skadon: 11-05-2026
Kategoritë Ndërtimtari
Vendi i punës Kazakistan
Numri i pozitave 3

Shield Recruitment & HR kërkon Teknik për Gipskarton 3 (tri) vende pune për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.

Vendi i Punës: Kazakistan.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Montimi i konstrukcioneve metalike dhe strukturave mbajtëse për sistemet e gips-kartonit
  • Vendosja dhe fiksimi i pllakave të gips-kartonit sipas planit dhe specifikave teknike
  • Ndërtimi i mureve ndarëse, tavaneve të varura dhe elementeve dekorative
  • Prerja dhe përshtatja e materialeve sipas dimensioneve të kërkuara
  • Mbushja e nyjeve, vendosja e shiritave dhe lëmimi i sipërfaqeve për përgatitje finale
  • Bashkëpunimi me ekipin dhe profesionistë të tjerë në kantier
  • Respektimi i standardeve të sigurisë dhe rregullave në vendin e punës
  • Mirëmbajtja e mjeteve të punës dhe përdorimi korrekt i tyre
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Shkolla e Mesme
  • Përvojë pune në gips-karton (minimumi 1–2 vite është avantazh)
  • Njohuri të mira në leximin e planeve teknike (avantazh)
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punës në ekip;
  • Gatishmëri për punë në terren dhe orar fleksibil sipas nevojës
  • Gjendje e mirë fizike për kryerjen e punëve ndërtimore
  • Aftësi të mira organizative;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 11 Maj 2026 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.