Shield Recruitment & HR kërkon Arkitekt/e (1 vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.
Vendi i punës: Lome, Togo.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Njohuri të përgjithshme rreth materialit (vetitë fizike dhe mekanike) dhe funksionimi i tij ne kushte extreme klimatike; kalkulimi e sasisë së mermerit për fasadë;
 - Bën analizimin e sistemeve të ndryshme të strukturave mbajtëse të fasadës, kontrollimi i vizatimeve/detaleve teknike të sistemit mbajtës;
 - Bën zgjedhjen adekuate të materialit për hapësira të jashtme;
 - Njohuri të përgjithshme rreth materialit dhe funksionimin i tij në kushte extreme klimatike;
 - Bën analizimin dhe përzgjedhjen adekuate të dyerve të hyrjes; analizimi i detajuar i urave termike dhe materialeve izoluse në perimetrin e kornizës së dritareve;
 - Bën përzgjedhjen e materialit; kalkulimi i materialit të nevojshëm për montim;
 - Bën analizimin e mënyrës së fiksimit varësisht prej materialit (xham, alumin bronz, etj.) kalkulimin e materialit;
 - Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
 - Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.
 
Kualifikimet:
- Fakulteti i Arkitekturës;
 - Së paku 3 vite përvojë pune në fushën e arkitekturës;
 - Njohuri pune të programeve (AutoCAD 2D, ArchiCAD 2D & 3D, Microsoft office);
 - Njohja e Gjuhës Angleze dhe Frënge;
 - Aftësi komunikuese dhe bashkëpunim në grupe profesionistesh; në raste specifike gjetja e zgjidhjeve të qendrueshme në aspektin profesional;
 - Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punës në ekip;
 - Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi;
 - Aftësi të mira organizative;
 - Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.
 
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 14 Qershor 2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.