
FTESË PËR TENDER
B&A Contractors L.L.C. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:
Furnizim me server IBM Power 10 dhe Storage
Palët e interesuara duhet ta kërkojnë dokumentin e tenderit përmes kërkesës me shkrim në e-mail adresën: [email protected], [email protected]
Afati i dorëzimit të ofertave është deri më 10 Mars 2025 në ora 15:00.
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Furnizim me Server IBM Power 10 dhe Storage” dhe emrin e ofertuesit duhet të dorëzohen në lokalet e B&A Contractor L.L.C. në kompleksin banesor Swiss Diamond Residence objekti B, në Hajvali- Prishtinë,
Ofertat duhet të përmbajnë:
- Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe informatat mbi biznesin.
- Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH)
- Oferta financiare duhet të jetë me TVSH
- Për çmimet të cilat nuk e kane të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshire në çmim.
- Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 2 muaj nga data e dorëzimit të ofertës
- Ofertuesi duhet të dorëzojë referenca dhe kontrata për punë të ngjashme
Ofertat të cilat nuk përmbajnë dokumentacionin e kompletuar nuk do të shqyrtohen.
B&A Contractors L.L.C. mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë