Informacion
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i Prokurimit shpall konkurs pune:
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Hulumton tregun sipas kërkesave të kompanisë
- Përgatit dosjet e tenderit, RFQ, Ftesat për tender, formularët e vlerësimit, raportin e vlerësimit, letrat për tenderuesit e suksesshëm, të pasuksesshëm dhe të eliminuar, njoftimet dhe çdo dokument tjetër të parashikuar për tenderim
- Analizon ofertat nga furnitorët duke i krahasuar me historikun dhe çmimet e tregut dhe propozon përzgjedhjen e ofertës më të përshtatshme
- Përgatit raportet javore për tenderët për të cilët është përgjegjës duke plotësuar raportet përkatëse
- Ndjek dhe zbaton politikat dhe procedurat e prokurimit të kompanisë
- Mban shënime të sakta lidhur me tenderët e realizuar në formën e bazës së të dhënave të Prokurimit për tenderë
- Përgatit, skanon dhe arkivon në formë fizike dhe elektronike dokumentet e tenderit deri në Njoftimin për vendimin e Autoritetit Kontraktues (AK) në arkivën e Prokurimit
- Tregon profesionalizëm me të gjithë bashkëpunëtorët brenda dhe jashtë kompanisë
- Kryen çdo detyrë tjetër që i caktohet nga Menaxheri dhe Drejtori i Departamentit
Kërkesat dhe kualifikimet
- Kualifikim Universitar, Fakulteti Ekonomik dhe/apo Juridik
- Njohuri Juridike dhe Ekonomike
- Të kuptoj, shkruaj dhe flas gjuhët: Shqipe dhe Angleze. Preferohen edhe gjuhët Turke dhe Serbe
- MS Office dhe programe të tjera që mund të jenë të nevojshme gjatë punës
- Njohuri të Ligjeve të Kosovës, specifikisht Ligjin e Prokurimit
- Njohuri të Procedurave të Prokurimit dhe njohuri administrative
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative, analitike dhe kontrolluese
- Aftësi për punë ekipore dhe i/e hapur për bashkëpunim
- Aftësi për të gjeneruar zgjidhje të efektshme dhe pragmatike të situatave të reja dhe problemeve që paraqiten
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:
- CV
- Diplomën e kualifikimit
- Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura
Shënime të Rëndësishme
- KEDS beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
- Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
- Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.