
KËRKESË PËR OFERTË
Mirëmbajtje dhe Servisim i Automjeteve me Frigorifer (freskuese dhe ngrirëse)
DAUTI KOMERC SH.P.K. – Ferizaj
Përshkrimi i kërkesës:
Dauti Komerc SH.P.K., një nga kompanitë lider në distribuimin e produkteve ushqimore në Kosovë, fton të aplikojnë kompani ose operatorë ekonomikë të specializuar në mirëmbajtjen dhe servisimin e automjeteve transportuese të pajisura me sisteme frigoriferike, për ruajtjen e produkteve në temperatura të ulëta (freskuese dhe ngrirëse).
Objekti i kontratës:
Ofrimi i shërbimeve teknike për automjetet me frigorifer, duke përfshirë:
- Kontroll dhe servisim periodik të sistemeve frigoriferike
- Diagnostikim dhe riparim të defekteve
- Mbushje dhe shtesë me gaz frigoriferik, ndërrim i pjesëve të dëmtuara
- Intervenim të shpejtë në raste urgjente dhe në terren.
- Raportim të detajuar për çdo intervenim dhe ofrim të garancisë për punën dhe pjesët
- (Opsionale) Pastrim dhe dezinfektim i brendshëm i hapësirës frigoriferike
Kriteret për aplikuesit:
- Të kenë përvojë relevante në servisimin e frigoriferëve për automjete
- Kapacitet për intervenim të shpejtë në të gjithë territorin e Kosovës
- Të jenë të pajisur me mjete dhe pajisje profesionale për diagnostikim dhe servis
- Të ofrojnë çmime konkurruese për shërbime dhe pjesë rezervë
- Referencat nga bashkëpunime të mëparshme përbëjnë përparësi
Përmbajtja e ofertës duhet të përfshijë:
- Çmimet për mirëmbajtje mujore ose për çdo intervenim të veçantë
- Lista e shërbimeve që ofrohen
- Afatet mesatare të reagimit pas kërkesës për servis
- Të dhëna për përvojën dhe kapacitetet teknike të kompanisë
- Afati i vlefshmërisë së ofertës
- Të dhëna kontaktuese dhe numri unik i identifikimit të biznesit (NUI)
Afati për dorëzim të ofertave:
Ofertat duhet të dërgohen deri më 01.07.2025 në adresën elektronike: info@dauti-ks.com ose fizikisht në selinë e kompanisë në Ferizaj.
Nr.kontaktues 049-350-869