business

TEKNIK TE KONTABILITETIT (Femer)

  • star Publikuar: 03-07-2023
  • star Skadon: 07-07-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Ananas Impex
Kategoritë Ekonomi
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Podujevë
Shikime 26531

Ananas Impex Sh.p.k, në bazë te kërkesës së paraqitur, për plotësimin e vendit të punës, që gjendet në Podujevë, shpall konkurs pune për:

TEKNIK TE KONTABILITETIT (Femer)

PËRGATITJA DHE SHKATHTËSITË PROFESIONALE:

  • Te ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit (e preferuar );
  • Shkathtësi të larta në përdorimin e moduleve të MS Office (Word dhe Excel) dhe në përgjithësi në punët me numra;
  • Përvojë pune relevante në kontabilitet dhe financa ( e preferuar ).
  • Fakulteti Ekonomik ose grada Bachelor drejtimi financa, kontabilitet ose administrim biznesi nga një kolegj ose universitet me kredibilitet të njohur (e preferuar );
  • Të ketë përfunduar trajnimet për Kontabillitet ( e preferuar);
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze (e preferuar);
  • Të ketë të përfunduar nivelin e parë ose të jenë studentë në Institutit KAF (përparësi);

PUNËT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

Nën mbikëqyrjen direkte të Menaxherit të Financave dhe të kontabilitetit, do të kryej këto detyra:

  • Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël;
  • Regjistrimi kontabël i dokumentacionit të pranuar në softuerin e kontabilitetit sikurse janë faturat e blerjes, faturat e shpenzimeve sipas kategorive, regjistrat e pagave;
  • Përgatit raportet ditore për të hyrat e realizuara nga shitja me të gatshme dhe harmonizon të njëjtat me raportet e bankës;
  • Menaxhimin e llogarive te arkëtueshme;
  • Menaxhimin e llogarive te pagueshme;
  • Përgatit dhe analizon harmonizimet e transaksioneve bankare;
  • Menaxhimin e pasurive fikse: regjistrimi i detajeve te pasurive, llogaritja e zhvlerësimit, regjistrimi i pasurive te reja dhe shlyerja e atyre te dala nga përdorimi;
  • Përgjegjës për menaxhimin me paranë e imët;
  • Barazimi i llogarive të stoqeve me kontabilitetin financiar;
  • Plotëson te gjitha formularët qe kërkohen nga Administrata Tatimore e Kosovës;
  • Përgatit raporte të ndryshme dhe i dorëzon ato Menaxherit të Financave dhe kontabilitetit sipas kërkesës;
  • Kryerja e punëve të tjera nga lëmi i kontabilitetit, financave ose punëve tjera administrative sipas kërkesës së Kontabilistit kryesor;

Vendi i Punes: Podujeve

Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët e zgjedhur në listë të ngushtë.

Dërgo CV-në tuaj në adresën elektronike [email protected] .

Afati i fundit për aplikim është 07.07.2023.