business

Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë - Drejtimi Konstruktiv (1), Inxhinier/e i/e Infrastrukturës Rrugore (1), Inxhinier/e i/e Gjeodezisë (2)

  • star Publikuar: 07-02-2023
  • star Skadon: 21-02-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Inxhinieri
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 17222

Grand International Group, në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të saj, kërkon një (1) Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë – drejtimi Konstruktiv

Përshkrimi i Pozitës:

Inxhinieri/ia i/e Ndërtimtarisë –do të përfshihet në mbikëqyrjen, analizën e strukturave të ndryshme me theks të veçantë në ndërtesa shumëkatëshe, objekte speciale dhe specifikisht ne objekte të infrastrukturës rrugore, duke përfshirë edhe mbikqyrjen e projektit në fazën e ndërtimit dhe të realizimit dhe deri te dorëzimi final tek klienti. Inxhineri/ia do të asistojë stafin në aktivitetet rreth projektit për fazën për të cilin është i/e thirrur.
Periudha e qëndrimit jashtë vendit do të jetë cdo 3 muaj me pauzë 2 javore në mes të dy misioneve. Te gjitha shpenzimet tjera jane te mbuluara.

Pozicioni: Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë – drejtimi Konstruktiv

Lokacioni i punës: Jashtë vendit
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës

Paga: 3500 Eur Neto/Muaj

Orari: Full time
Aplikimet mbyllen: 21.02.2023

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mbikqyrjen dhe kontrollin e vazhdueshëm në ecurinë e zhvillimit të projektit;
  • Mbikqyrës i aktivitetëve të punëve: Gërmimin e bazamenteve të strukturave (Ura, Mbikalime, Nënkalime, Lëshesa gypore, Lëshesa pllakore, Mure mbojtëse);
  • Mbikqyrje e aktiviteteve të gërmimeve dhe mbushjeve në trupin e rrugës sipas standardeve;
  • Përgatitjen e planeve dinamike të Punës;
  • Sigurohet që standardet specifike të cilësisë të përmbushen vazhdimisht në të gjitha nivelet e projekteve të ndërtimit.
  • Përshkrimin e Aktiviteteve të punës në ditarin e punëve.
  • Raporton në mënyrë periodike (ditore, javore dhe mujore) te Administratori duke dorëzuar dokumente mbështetëse për punën e bërë në punishte;
  • Bashkëpunon me klientin, kontraktorin dhe palët e tjera të përfshira;
  • Të ketë aftësi të mira analitike për zgjidhjen e problemeve dhe të ofroj këshilla teknike për zgjidhjen e tyre;
  • Identifikon rreziqet kryesore në realizimin e objektivave dhe i raporton ato udhëheqësit të kompanisë/menaxherit;
  • Identifikon problemet teknike që kërkojnë zgjidhje për mbarëvajtjen e punimeve, drejton dhe propozon mënyrat dhe format e zgjidhjes së tyre;
  • Ndjek dhe siguron që rregullat e etikës dhe disiplinës në punë të zbatohen me korrektësi;
  • Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjithë detyrat e tjera që i ngarkohen.

Kërkesat

  • Të ketë mbaruar Fakultetin e Ndërtimtarisë – niveli Master;
  • Të ketë të paktën 3 vjet përvojë pune në mbikqyrje në projekte të ndryshme, te deshmuar me referenca.
  • Aftësi në përpilimin e raporteve dhe dokumenteve relevante;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shkathtësi për punë në grup;
  • Aftesi te punoj dhe te trajnohet per pajisje testuese te materialeve ndertimore
  • Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të Gjuhës Angleze – të dëshmuar me certifikatë përkatëse.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në, Portfolion dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin Inxhinier/e i/e Ndertimtarisë në adresën e e-mail-it[email protected] apo ne Webfaqen tonë www.grandigroup.com (Careers).

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Grand International Group, në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të saj, kërkon një (1) Inxhinier/e i/e Infrastrukturës Rrugore

Përshkrimi i Pozitës:

Inxhinier/e i/e Infrastrukturës Rrugore – do të angazhohet në mbikqyrjen, kontrollin dhe monitorimin e punës së ndërtimit, përkatësisht, në fushën e infrastrukturës rrugore si (rrugë, autostrada, ura dhe kryqëzime) në përputhje me specifikimet e projektit dhe standardet e sigurisë. Periudha e qëndrimit jashtë vendit do të jetë cdo 3 muaj me pauzë 2 javore në mes të dy misioneve. Te gjitha shpenzimet tjera jane te mbuluara.

Pozicioni: Inxhinier/e i/e Infrastrukturës Rrugore
Lokacioni: Jashtë vendit
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës

Paga: 3500 Eur Neto/Muaj

Orari: Full time
Aplikimet mbyllen: 21.02.2023

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mbikëqyrja e aktiviteteve të ndërtimit në fushën e infrastrukturës rrugore, duke u siguruar që puna të kryhet në përputhje me specifikimet e projektit dhe standardet e sigurisë;
  • Mbikëqyr kontrollin e cilësisë te punimeve në infrastrukturën rrugore si (rruge, autostrada, ura dhe kryqëzime);
  • Bashkëpunimi me palët e interesuara të projektit, duke përfshirë autoritetet lokale, kontraktorët dhe konsulentët, për të siguruar suksesin e projektit;
  • Siguron që puna të jetë në përputhje me rregulloret, kodet dhe standardet përkatëse, të tilla si kodet lokale të ndërtimit, rregulloret mjedisore dhe rregulloret e kontrollit të trafikut;
  • Identifikon problemet teknike që kërkojnë zgjidhje për mbarëvajtjen e punimeve, drejton dhe propozon mënyrat dhe format e zgjidhjes së tyre;
  • Ndjek dhe siguron që rregullat e etikës dhe displinës në punë të zbatohen me korrektësi;
  • Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjitha detyrat e tjera që i ngarkohen;
  • Të ketë vullnet për avancim profesional;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shkathësi për punë në grup;
  • Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjitha detyrat e tjera i ngarkohen;

Kërkesat

  • Diplomë Universitare ‘Bachelor’ në Inxhinierinë e Ndërtimit – Drejtimi i Infrastrukturës rrugore, Niveli Master ka perparesi;
  • Të ketë të paktën 2 vjet përvojë pune pas diplomimit në mbikqyrje të infrastrukturës rrugore
  • Menaxhimi i fortë i projektit dhe aftësi ndërpersonale;
  • Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion;
  • Të ketë njohuri shume të mira të komunikimit dhe shkrimit në Gjuhën Angleze.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin Inxhinier/e i/e Infrastrukturës Rrugore në adresën e email-it [email protected] apo në Web faqen tonë www.grandigroup.com (Careers).

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Grand International Group, në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të saj, kërkon dy (2) Inxhinier/e i/e Gjeodezisë’

Përshkrimi pozitës:

Inxhinier/e i/e Gjeodezisë’ - do të angazhohet në mbikqyrjen e projekteve jashtë vendit, duke bërë kontrollin dhe matjen e niveleve dhe përpunimin e rezultateve, kontollin e gërmimeve, shtresave mbushëse dhe shtresave të asfaltit, realizon matje gjeodezike me GPS, Total Station dhe me Dron, si dhe kryen detyra tjera brenda profilit të tij. Periudha e qëndrimit jashtë vendit do të jetë cdo 3 muaj me pauzë 2 javore në mes të dy misioneve. Te gjitha shpenzimet tjera jane te mbuluara.

Pozicioni: Inxhinier/e i/e Gjeodezisë

Lokacioni: Jashtë vendit
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës

Paga: 3000 Eur Neto/Muaj

Orari: Full time
Aplikimet mbyllen: 21.02.2023

Përgjegjësitë kryesore:

  • Matja e niveleve dhe përpunimi i rezultateve;
  • Kalkulimi I sasive dhe dorëzimi në forma tabelare;
  • Kontrolllimi I niveleve të paketës së rrugës duke përfshirë gërmimet,shtresat mbushëse dhe shtresat e asfaltit;
  • Kontrolli i niveleve dhe gjeometrisë së strukturave;
  • Kontrolli I kanaleve të hapura dhe strukturave tjera te rruges;
  • Bashkëpunimi me palët e interesuara të projektit, duke përfshirë autoritetet lokale, kontraktorët dhe konsulentët, për të siguruar suksesin e projektit;
  • Siguron që puna të jetë në përputhje me rregulloret, kodet dhe standardet përkatëse, të tilla si kodet lokale të ndërtimit, rregulloret mjedisore dhe rregulloret e kontrollit të trafikut;
  • Identifikon problemet teknike që kërkojnë zgjidhje për mbarëvajtjen e punimeve, drejton dhe propozon mënyrat dhe format e zgjidhjes së tyre;
  • Ndjek dhe siguron që rregullat e etikës dhe displinës në punë të zbatohen me korrektësi;
  • Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjitha detyrat e tjera që i ngarkohen;
  • Të ketë vullnet për avancim profesional;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shkathësi për punë në grup;
  • Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjitha detyrat e tjera i ngarkohen;

Kërkesat

  • Diplomë Universitare ‘Bachelor’ në Inxhinierinë e Ndërtimit – Drejtimi i Gjeodezisë; Niveli Master ka perapresi.
  • Përvojë pune në matje gjeodezike me GPS dhe Total Station dhe dron.
  • Aftësia dhe përvoja e punës në projektim, mbikqyrje dhe menaxhim të projekteve të fushës së gjeodezisë dhe projektimit të rrugëve.
  • Njohuri të programeve dhe mjeteve përkatëse.
  • Menaxhimi i fortë i projektit dhe aftësi ndërpersonale;
  • Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion;
  • Të ketë njohuri shume të mira të komunikimit dhe shkrimit në Gjuhën Angleze - te deshmuar me certifikate perkatese.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin Inxhinier/e i/e Gjeodezisë’ në adresën e email-it [email protected] apo në Web faqen tonë www.grandigroup.com (Careers).

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.