business

Zyrtar i Lartë Ekzekutiv

  • star Publikuar: 24-07-2024
  • star Skadon: 22-08-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 862

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Thesari i Kosovës - MFPT shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit : Grupi i ekonomisë

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i Lartë Ekzekutiv

Klasa e pozitës: Profesional 1

Koeficienti/Paga: 5.7

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit : Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 23/07/2024

Afati për aplikim: 24/07/2024 - 22/08/2024

Institucioni: Thesari i Kosovës - MFPT

Departamenti: Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit

Divizioni

Vendi i punës: Prishtinë

Nr. i Referencës: RN00014595

Kodi: RPC0008134

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Koordinon në organizimin e punës dhe menaxhimin efikastë aktiviteteve të përditshme të zyrës së Drejtorit të Përgjithshëm;
  • Bashkëpunon dhe koordinonme zëvendësdrejtorët, udhëheqësit e departamenteve, divizioneve dhe personelin e Thesarit për realizimin e objektivave dhe aktiviteteve të tyre;
  • Koordinon kërkesat për qasje në dokumente publike në zbatim te ligjit përkatës për qasje në dokumente publike;
  • Është përgjegjës për pranimin e raportimeve në baza periodike të aktiviteteve për planifikim strategjik, planin e punës së Thesarit dhe Planin e Punës së Qeverisë, nga fushat përkatëse në Thesar dhe konsolidimin në nivel të Thesarit;
  • Drafton dhe dërgontek zyra ligjoreshkresa, propozim vendime,udhëzime dhe akte tjera për zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm;
  • Përkujdeset në përmbushjen e kërkesave për transparencë financiare që dalin nga legjislacioni ne fuqi;
  • Pranon shkresat dhe dokumentacione, siguronklasifikimin, mirëmban dhe ruan aktetligjore dhe dokumentet në Zyrën e Detroit të Përgjithshëm;
  • Mirëmban dhe kujdeset për realizimin e agjendës së punës për Drejtorin e Përgjithshëm;
  • Përgatit raporte periodike mbi aktivitetet organizative dhe çështjeve që kërkojnë shqyrtimnga Drejtori i Përgjithshëm;
  • Kryen edhe detyratjera profesionale të cilat delegohen nga Drejtori i Përgjithshëm në përputhje me ligjet dhe rregulloret ne fuqi.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar:Diplomë/a e arsimittë lartë më së paku 3 vite të studimeve, Fusha e kërkuare arsimit (Drejtim) - në Ekonomi, (pavarësisht nga specializimi).
  • Kualifikime të posaçmeformale: Certifikata, licencakur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase;
  • Përvoja e punës e kërkuar:Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për plotësimin e pozitës së lirë të punës.


Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të avancuara në fushën e financave publike;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Aftësi të avancuara analitike dhe transmetuese;
  • Njohuri te Gjuhës Angleze – Përparësi.

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal, dhe duhet të jetë në përputhje të plotë me (vërtetim /kontratë) që dëshmojnë përvojën e punës;
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike).Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetëdeklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit:

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 06/09/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )


Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë
  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  2. Mënyra e aplikimit
  3. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
    • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen