business

Inspektor i Ndërtimit

  • star Publikuar: 09-06-2023
  • star Skadon: 22-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Komunë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Suharekë
Shikime 33791

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Suharekë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Specialistë të inxhinierisë të Ndërtimit

Institucioni : Komuna Suharekë

Nr. i Referencës: RN00011684

Kodi : RPC0005295

Data e njoftimit : 18.05.2023

Afati për aplikim : 08.06.2023 - 22.06.2023


Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Merr pjesë në inspektimin e objektet ndërtimore për të verifikuar dokumentacionin e nevojshëm rreth ndërtimit të objektit sidomos për leje ndërtimore;
  • Bën inspektimin e procedurës së dhënies së lejes së ndërtimit në harmoni me ligjin e ndërtimit dhe të udhëzimeve administrative në fuqi;
  • Bën inspektimin për ndërmarrjen e masave të sigurisë ne vend ndërtim si dhe sigurimin e objekteve sipas kushtet të lejeve ndërtimore dhe dokumentacionit teknik, etj;
  • Përpilon procesverbale për gjendjen e zhvillimit të punimeve në vend ndërtim, shkallën e ndërtimit, përmbajtjen e kushteve të lejes së ndërtimit, cilësia e ndërtimit, përdorimi i materialit të ndërtimit;
  • Nxjerr vendim për ndalimin e punimeve deri në mënjanimin e parregullsive dhe mangësive tekniko- procedurale;
  • Nxjerr vendim për rrënimin e objektit ose pjesës së tij dhe kthimin në gjendjen e mëparshme duke mbikëqyrë realizimin nga fillimi deri në përmbarim;
  • Merr vendim për mbylljen e vend ndërtimit duke larguar të mirat materiale dhe personelin deri në përmbushjen e urdhrit konfirmo dispozitave ligjore;
  • Bën fletëparaqitje kundërvajtësve dhe penale ndaj pjesëmarrësve përgjegjës në ndërtim;
  • Merr pjesë në komisione kur ngarkohet, kryen detyrat përkatëse si dhe detyra te tjera që mund t’ingarkohen nga mbikëqyrësi ne përshtatje me natyrën e punës dhe profesionit tij;

Kërkesat e përgjithshme për pranim:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Kërkesat e përgjithshme formale:

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve.Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Civile-(Të diplomuarit jashtë vendit duhet të kenë diplomën e Nostifikuar nga MASHT-i).
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Pozitat aktualisht të lira:

KodiNr. i Referencë sTitulli i pozitësKlasa e pozitësKoeficientiInstitucioniOrganizata /Vendi i punësNr. i kërkuar
RPC0004735RN000110 87Inspektor i NdërtimitProfesional 1GJ20 - 6.54

Komuna

Suharekë

Drejtoria për Inspekcion / Inspektor i Ndertimit1

Mënyra e aplikimit:

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit- Kontratë e punës, Vërtetim punësimi (dëshmi shtesë nga Trusti Pensional):
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve:
  • Certifikaten nga Gjykata që nuk është nën hetime:

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen:

  • ? Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • ? Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike;
  • ? Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • ? Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar;

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët:

Shpallja e rezultateve përfundimtare:

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Udhëzim për aplikim;

Bashkangjitur keni linkun në youtube për mënyrën e aplikimit permes sistemit - platformës https://konkursi.rks- gov.net/

https://www.youtube.com/watch?v=olwDDqCUeZI

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen