Kompania PESTOVA SHPK shpall konkurs për këto pozita:
(2) - Teknolog/e në Prodhim
Detyrat dhe përgjegjësitë ;
* Organizimi i të gjitha punëve për zhvillimin e procesit të prodhimit, sipas fazave në të gjitha pjesët e njësisë punuese të prodhimit;
* Dhënja e instruksioneve konkrete dhe urdhërave të punës kryesve për kryerjen e operacioneve teknologjike në të gjitha fazat e prodhimit;
* Përcjellja e saktësisë së zbatimit të parametrave të dhëna teknologjike gjatë kryerjes së operacioneve të caktuara teknologjike në të gjitha fazat e prodhimit;
* Përcjellja e përditshme e rezultateve të analizave kimike dhe mikrobiologjike dhe ndërmarrja e masave të mëvonshme për eleminimin e shkaqeve të rezultateve negative;
* Mbikqyrja e realizimit të detyrave të dhëna të punës nga ana e kryesve;
* Kontrollon gjendjen në prodhim dhe për problemet eventuale e njofton udhëheqësin e njësisë punuese;
* Dhënja e raporteve mujore udhëheqësit të njësisë punuese lidhur me prodhimin e realizuar;
Kualifikimet:
* I/e diplomuar në Bachelor në Bioteknologji ushqimore ose Teknologji ushqimore;
* Përvojë punë profesionale prej një (1) viti;
* Aftësi të shkëlqyera për të punuar në ekip;
* Te jetë fleksibil dhe i përshtatshem për të punuar në orare të ndryshueshme;
(2) - Inxhinier te makinerisë
Detyrat dhe përgjegjësitë ;
* Mirëmbajtja dhe riparimi i pjesëve mekanike të makinave ne prodhim;
* Diagnostifikimin specifik të makinave;
* Servisimin e makinave të linjës së prodhimit;
* Njohuri në mbikëqyrjen e makinave derisa ato janë duke kryer detyrat dhe ndërhyrjen për çdo rregullim të nevojshëm për të prodhuar një rezultat përfundimtar sa më të mire.
* Kryen edhe detyra tjera që janë të ndërlidhura me këtë natyrë të punës sipas kërkesës së mbikqyrësit dhe kualifikimeve që posedon;
* Kujdeset / ruan invertarin e punës.
Kriteret dhe kushtet e nevojshme ;
* Diploma e shkollës së mesme ;
* Per inxhinier te makinerise e domosdoshme diploma universitare, dega inxhinieri mekanike / mekatronike.)
* Përvoje pune se paku 2 vite;
* Të ketë aftësi të mira komunikimi;
* Aftësi të shkëlqyera për të punuar në ekip;
* Vetë-iniciativë dhe ndjenjën e përgjegjësisë.
* Te jetë fleksibil dhe i përshtatshem për të punuar në orare të ndryshueshme;
(2) – Inxhinier të elektros
Detyrat dhe përgjegjësitë ;
* Mirëmbajtja dhe riparimi i pjesëve elektrike të makinave ne prodhim;
* Diagnostifikimin specifik të makinave;
* Servisimin e pjeseve elektrike të makinave në linjën e prodhimit;
* Kryen edhe detyra tjera që janë të ndërlidhura me këtë natyrë të punës sipas kërkesës së mbikqyrësit dhe kualifikimeve që posedon;
* Kujdeset / ruan invertarin e punës.
Kriteret dhe kushtet e nevojshme ;
* Shkollë e mesme Teknike, drejtimet: Elektroenergjetikë, Instalues Elektrik, Makina Elektrike ose certifikatë valide në Instalime Elektrike apo Elektroenergjetikë
* Per poziten si inxhinier I elektros nevojitet diploma universitare.
* Minimum 1 vit eksperiencë pune në fushën e Elektrikes apo lëmi të ngjashme;
* Përdorim elementar i pajisjeve teknologjike (IPAD, Telefon i mençur, Kompjuter);
* Aftësi të forta të zgjidhjes së problemeve dhe person i vëmendshëm në detaje;
* Bashkëpunues dhe mbështetës në punët e përditshme të departamentit
* Te jetë fleksibil dhe i përshtatshem për të punuar në orare të ndryshueshme;
(3) – Operator/e për paketuese
Detyrat dhe përgjegjësitë ;
*Mbikqyrja e paketueses.
Kriteret dhe kushtet e nevojshme ;
*Njohuri te gjuhes Angleze;
*Aftesi te mira kompjuterike;
*Shkolla e mesme teknike;
*Pervoja e punes eshte perparesi.
(2)- Shofera Kamioni – Kategoria C+E
Detyrat dhe përgjegjësitë ;
*Liferimi I mallit tek klientet e caktuar;
*Vozitja e mjetit motorik te nderrmarjes dhe pergjegjesia e mjetit motorik,
*Pergjegjes per mallin e ngarkuar ne mjetin motorik te cilin e drejton,
*Pergjegjes per mallin e pranuar dhe dorezuar tek klienti,
*Bene dorezimin e te hollave ne baza ditore se bashku me faturen per mallin e shitur,
*Detyra dhe pergjegjesi te tjera qe I caktohen nga mbikqyresi;
Kriteret dhe kushtet e nevojshme ;
*Kandidatët duhët të kenë të përfunduar shkollën e mesme;
*Të ketë përvojë pune si shofer i kamionit se paku 1 vit;
*Njohuri per terenin e Kosoves;
*Të jenë të pajisur me patentë shofer të Kategorisë e cila kërkohet për pozitën të cilën aplikon.
(3) – Depoist
Detyrat dhe përgjegjësitë
*Bartja e mallit nga Prodhimi ne Depon e produktit final;
*Përgatitja e mallrave në bazë të porosive të lëshuara nga tregu vendor dhe ngarkimi I tyre
*Përgjegjës për higjenën dhe sigurinë në depo;
*Pune te tjera sipas kerkeses se Menaxherit te Depos,
Kriteret dhe kushtet e nevojshme
*Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme.
*Të ketë aftësi të mira të komunikimit;
*Të ketë përvojë pune eshte perparesi
*Te jetë fleksibil dhe i përshtatshem për të punuar në orare të ndryshueshme
VENDI I PUNËS – Fshati Pestovë - Vushtrri
Benefitet e punës në kompaninë Pestova Sh.p.k ;
*Ofrojm vend pune me standarde të larta profesionale dhe teknologji të avancuar.
*Pagë konkuruese
*Kontratë pune afatgjate.
*Mundësi aftësimi profesional.
*Ambient miqësor pune.
Të gjithë të interesuarit për pozitat e lartëcekura mund të aplikojnë nga 17.01.2026 deri me 21.02.2026:
- Duke plotësuar formularin për aplikim tek zyret e Kompanise Pestova,
- Apo duke dërguar CV-në në email adresen : [email protected]
Verejtje : Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme.
Apliko shpejtë përmes sistemit!