Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministriae Financave, Punës dhe Transfereve - Inspektorati i Punës shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Grupi i administrimit të përgjithshëm
Titulli i pozitës së punës: Inspektor i Punës
Klasa e pozitës: Profesional 1
Koeficienti/Paga: I11 - 7
Nr. i kërkuar: 4
Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit: 13/09/2024
Afati për aplikim: 14/09/2024 - 13/10/2024
Institucioni: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve - Inspektorati i Punës
Departamenti: Divizioni i Koordinimeve në Rajonin e Mitrovicës
Divizioni
Vendi i punës: Mitrovicë
Nr. i Referencës : RN00015134
Kodi: RPC0008673
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Kjo klasë përfshin pozita për realizimin e detyrave të cilave nevojiten njohuri të thella profesionale të fushës përkatëse.
 - Puna kryhet brenda udhëzimeve të përgjithshme lidhur me objektivat dhe afatet e përfundimit të detyrave.
 - Detyrat/Projektet realizohen në përputhje me politikat e institucionit, me standardet administrative dhe procedurat teknike, si dhe duke mbajtur parasysh praktikat profesionale.
 - Përmbushja e detyrave kërkon aftësi analitike.
 - Inspektori I Punës mbikëqyrlegjislacionin nga aspektiI mardhënies së punës, siguriadhe shëndeti në punë dhe legjislacioni tjeter në të cilin është përcaktuar kompetenca mbikëqyrese e IP-së;
 - Inspektori I punës kontrollon në mënyr unike të gjitha vendet e punës që kanë të bëjnë me marrdhënien e punës si dhe sigurinë dhe shëndetin në punë;
 - Sigurojnë informacone dhe këshilla për zbatimin e dispozitave të aplikueshme, me të cilatrregullohet marrëdhënia e punës si dhe siguria dhe shëndeti në punë;
 - Realizon Inspektime të rregullta, të përseritura sipaskërkesës së palës,në bashkëpunim me organet tjeradhe bënë inspektim të vendit të punës ku është shkaktuar aksident në punë;
 - Bëjnë kontrollimin e të gjitha librave të punëdhënësve që duhet t’i mbajnë ata në pajtim me legjislacionin në fuqi;
 - Inspekton vendet e punës dhe vepron në ndalimin e të gjitha llojeve të diskriminimit,
 - Ruajtjen në konfidencë të plotë burimine ndonjë ankese që atyre u është paraqitur në lidhje me ndonjë veprim që ka të bëjë me shkeljen e ligjit;
 - Kryen edhe punë tjera që ndërlidhen me fushëveprimtarinë e kësaj pozite
 
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
 - Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
 - Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
 - Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
 - Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
 - Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
 - Të ketë arsimin, përvojëne punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
 - Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
 
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar:Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor).
 - Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
 - Përvoja e punës e kërkuar:Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
 
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
 - Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
 - Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
 - Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
 - Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
 - Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
 - Aftësi komunikimi , përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
 - Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).
 
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
 - Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
 - Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
 - Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
 - Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
 - Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
 
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimet penaleorigjinale e lëshuarnga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
 - Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
 - Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
 
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
- Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 28/10/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
 
Kriteret specifike shtesë
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
 - Intervista – maksimumi 30 pikë
 
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
 
Mënyra e aplikimit
- Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
 
Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohenindividualisht në mënyrë elektronike.
 
Të dhëna shtesë:
- Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
 
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen