
Albi Commerce kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si dhe kandidatë që janë të gatshëm për periudha më afatgjatë të jenë pjesë e e ekipit tonë:
Pozita:
- Agjent i shitjes për Markete (2 vende pune)
- Agjent i shitjes për Horeca (2 vende pune)
Përgjegjësitë dhe Detyrat për pozitën 1:
- Zhvillimi i një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme midis klientëve kryesor të kompanisë;
- Kuptimi i plotë i nevojave dhe kërkesave kryesore të klientit;
- Zgjerimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues duke propozuar vazhdimisht zgjidhje që përmbushin objektivat e tyre dhe sjelljen e klientëve të rinj;
- Sigurimi që produktet dhe shërbimet e duhura u janë dorëzuar klientëve në kohën e duhur;
Përgjegjësitë dhe Detyrat për pozitën 1:
- Furnizon me produkte në baza ditore klientët ekzistues (kryesisht bëjnë porositë në restorante dhe kafeteri) me veturën zyrtare të kompanisë;
- Në vazhdimësi viziton dhe promovon produktet e kompanisë së klientit dhe krijon shitje direkte për produkte në biznese të ndryshme si: restorante, bar-kafeteri, hotele, qendra tregtare, etj;
- Prezantimi dhe promovimi i produkteve te klientët e ri.
- Punon 5 ditë në javë në teren në kërkim të klientëve të rinj me veturën zyrtare të kompanisë.
Kualifikimet:
- Së paku 1 vit përvojë në punë të ngjashme
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese
- Patent shofer të kategorisë B
Ne ofrojmë:
- Pagë konkuruese në treg,
- Sigurim shëndetësor,
- Targete mujore,
- Avancim në pozitë.
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur emrin e poziticionit për të cilin aplikoni permes sistemit “Apliko Ketu”.
Apliko shpejtë përmes sistemit!