business

ANALIST KREDITOR - Viti

  • star Publikuar: 10-06-2024
  • star Skadon: 17-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani KEP Trust
Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Viti
Shikime 718

SHPALLJE PËR VEND PUNE

KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:

ANALIST KREDITOR

Lokacioni: Viti (1) (Nr. ref: KEP 19/2024)

Raporton tek: Menaxheri i Degës

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Bën procesimin dhe monitorimin e kredive në përputhshmëri me objektivat dhe rregulloret e organizatës;
  • Asistimi i klientëve ne procesin e aplikimit për kredi/kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm;
  • Mbledhja, analizimi dhe verifikimi i informatave në lidhje me procesimin e kredive;
  • Ben analizen financiare dhe verifikon kapacitetin e biznesit te klientit
  • Prezentimi i kerkesave per kredi se bashku me analizat e nevojshme në Komisionin për kredi;
  • Menaxhimi i kualitetit te portfolios( ripagesave mujore të kredive të aprovuara).

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

  • Shkalla Universitare në Financa/Kontabilitet, Ekonomi apo edhe fushë tjetër, eshte e obliguar.
  • Pervoja e punes ne pozita te ngjashme ne Institucione Financiare/Mikrofinanciare eshte perparesi
  • Gjykim të mirë dhe aftësi të mira te vendim-marrjes;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit; iniciativë dhe kreativitet;
  • Aftësi të mira analitike
  • Leja e vozitjes e domosdoshme.

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi . Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

Afati i fundit për aplikim është 17 qershor 2024

Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!