business

Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim, Zyrtar-e për kontrolle interne (junior), Zyrtar-e per njesine per kredi te keqija dhe kolektim

  • star Publikuar: 20-05-2024
  • star Skadon: 26-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Prishtinë, Vushtrri
Shikime 1472

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

Për rekrutim te pozitave ne deget ne vijim:

K O N K U R S

  1. Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim për degën në Vushtrri, me kohë të caktuar (zëvendësim)
  2. Një (1) Zyrtar-e për kontrolle interne (junior) për zyren qendrore në Prishtinë
  3. Një (1) Zyrtar-e per njesine per kredi te keqija dhe kolektim, në Zyren Qendrore

------------------------------------------

Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim (Pozita 1 ) Përgjegjësitë:

  • Prezanton produktet e KRK tek klientët,
  • Regjistron të gjitha të dhënat lidhur me procesin e kredidhënies në degë,
  • Pranon pagesat e klientëve dhe shpërndanë kreditë e aprovuara,
  • Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta,
  • Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive te shperndara,
  • Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor,
  • Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kerkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
  • Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Njohuri të ndonjë programitë kontabilitetit apo programi për futjen e të dhënave (e preferueshme),
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jetë dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

------------------------------------------

Zyrtar-e për kontrolle interne (junior) (Pozita2)

Përgjegjësitë :

  • Ben kontrollimin e fajllave kreditor ne te gjithe portfolion e KRK-se.
  • Kontrollon teresine dhe saktesine e te gjitha dokumenteve te nevojshme ne dosjet e kredise dhe dokumentacionit tjetër duke përfshire kontrollimin e nënshkrimeve, miratimet, vlefshmerine e dokumenteve etj.
  • Ben vleresimin e bizneseve te klienteve ne baze te te dhenave te ofruara ne formularet e analizes se aplikimit per kredi.
  • Ben vizita tek huamarrsit perfundimtare ne deget e KRK-se per te verifikuar nese informacioni i paraqitur ne dosjet te kreditit mbi biznesin/karakterin e klientit korrospodon me realitetin.
  • Pergadite analiza te pavaruara dhe informata te tjera qe mund te kerkohen nga menaxhmenti.
  • Pergadite raporte permbledhese duke dhene rekomandime per korigjim (permiresim) te mangesive te gjetura.
  • Siguron zbatimin e politikave dhe procedurave te rishikimit te kredive.
  • Raporton ne lidhje me shkeljet e politikave dhe procedurat nga stafi i KRK-se ne nivel dege dhe veprime e ndermarra nga drejtuesit e deges/ oficeret e kredise per te eliminuar mangesite e konstatuara.
  • Pune te tjera te nderlidhura me departamentin e rrezikut dhe kontrolles interne.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
  • Njohuri mbi procesin e kreditimit dhe dokumentimit,
  • Përvojë paraprake në punë të ngjajshme dhe pune te nderlidhura me kredidhenie (si Analist-e Kreditor-e),
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit verbale dhe me shkrim, si dhe shkathtësite përpilimit te raporteve me shkrim.
  • Të jete dinamik, te ketë fleksibilitet, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

-----------------------------------------

Zyrtar-e per njesine per kredi te keqija dhe kolektim (Pozita 3) Përgjegjësitë:

  • Mbeshtet procesin e verifikimit dhe analizimit te te dhenave per palet e nderlidhura me kredite ne vonese (klient, garantues, kolateral, etj.) dhe nxjerre te dhena per inkasimet.
  • Kryen pune qe nderlidhen me procesin e zevendesimit/ndrrimit te kolateralit,
  • Kryen pune qe nderlidhen me njesine per kredi te keqija dhe kolektim: verifikim te kolateralit, ndryshim te dates, riprogramim, shqyrtimi ankesave/kerkesave te paleve te jashtme, percjellje te pagesave per pale te treta (permbarues, etj.) dhe pergatite raporte te ndryshme sipas kerkeses,
  • Mbeshtet përgatitjen dhe dorëzimin e dosjeve tek palet e treta (avokati, gjykata apo përmbaruesi privat) dhe mbikëqyre ecurinë e tyre,
  • Mbeshtet dhe merr pjese ne aktivitete lidhur me mbledhjen e kredive të këqija,
  • Merre pjese ne komitete te delikuences, vizita ne dege dhe tek klientet ne teren,
  • Mbështet procesin e vizitave ne teren nga palet e treta (gjykata, policia) lidhur me ekzekutimin e kolateralit,
  • Përkujdeset për mbarëvajtjen e procesit te shitjes se kolateralit te konfiskuar,
  • Mbeshtet dhe merr pjese ne kontaktimin e klienteve me telefon/sms, etj.,
  • Punë të tjera të ndërlidhura me pozitën.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi, juridik apo kualifikim ekuivalent profesional,
  • Përvojë paraprake te punes në pozitë të ngjajshme në institucione financiare,
  • Shkathtësi të mira në negocim, në hartim të dokumenteve me shkrim dhe shkathtësi të mira analitike.
  • Të jetë komunikativ-e, dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter (Microsoft Office),
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Patent shofer (kategoria B)

-------------------------------------------

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 20.05.2024 deri me dt. 26.05.2024. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësitë barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.