business

Praktikant/ë vullnetar/e 40 (katërdhjetë) pozita

  • star Publikuar: 13-09-2022
  • star Skadon: 23-09-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1615

REPUBLIKA E KOSOVËS

REPUBLIKA KOSOVA – REPUBLIC OF KOSOVO

GJYKATA E APELIT E KOSOVËS

APELACIONI SUD KOSOVA – COURT OF APPEALS OF KOSOVO

baze nenit 3 Rregullores nr.08/2017 , për praktikantë vullnetarë(pa pagesë) për kohë të caktuar, kohëzgjatje prej një viti:

Gjykata e Apelit e Republikës Kosovës

shpallë:

K O N K U R S

Nr. 03/2022

I-Titulli i vendit punës: Praktikant/ë vullnetar/e  40 (katërdhjetë) pozita

Nëpunësi mbikëqyrës: Administratori i Gjykatës

Kohëzgjatja e emërimit: me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti(pa pagesë)

Vendi:   Gjykata e Apelit e Kosovës     në Prishtinë

Përshkrimi i detyrave punës:

Detyra e praktikantit: Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.

Detyrat  kryesore:  

  • Vepron   në  mbikëqyrjen   e  drejtpërsëdrejti    të  kryetarit   të  Gjykatës   dhe  nën mbikëqyrjen e përgjithshme të administratorit të Gjykatës;
  • Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithësi ;
  • Ndihmon gjyqtarët në punë që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje;
  • Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, gjykimet etj;
  • Kryen edhe punë tjera sipas nevojës:

Kualifikimet:

  • Diploma e Fakultetit Juridik programi i studimeve (4) vjeçar apo 240 kredi ECTS ose Master,
  • Njohuri të procedurave gjyqësore;
  • Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
  • Njohuri të mjaftueshme ligjore;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.

VEREJTJE:

  • Procedura e konkursit është e hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil ekzistues.
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi shërbimin civil Nr.03/L-149 dhe Rregullore, Nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil dhe Rregullores për Procedurën e Rekrutimit të Praktikantëve
  • Konkursi është publikuar dt. 09.09.2022 dhe mbyllet me dt.23.09.2022

Aplikacionet    mund   t’i  merrni  dhe  t’i  dorëzoni     Gjykatën   e  Apelit     Kosovës-Pallati   i Drejtësisë , objekti B- Lagjja “Prishtina e Re”, Rr.:” Nekibe Kelmendi” pn.

Dorëzimi i aplikacioneve mund te bëhet edhe përmes postes.

Për informata hollësishme mund kontaktoni tel: 038/200-17-540, prej orës 08:00 16:00.

Shkarko Aplikacionin

Shërbimi   Civil  i  Kosovës   ofron   mundësi    të  barabarta    të  punësimit    për   të  gjithë   shtetasit   e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e  tyre kanë  të  drejtë  për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet  e shërbimit civil të administratës  publike qendrore  dhe  lokale, siç specifikohet në Nenin 11,pragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madhe të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet     të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkurron. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë: kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e ndryshme profesionale, certifikata të tjera, dy rekomandime etj.

Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë.

Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë  ti tërheqin prapa.