Kompania MEGA VITAL ZE sh.p.k. shpall :
Konkurs për pozitën :
- Përfaqësues mjekësor
Përshkrimi I vendit të punës:
- Përpilimi, përcjellja dhe realizimi I planit të punës
- Vizita të rregullta në institucione shëndetësore dhe farmaci me qëllim të prezantimit të prudukteve farmaceutike, dhe përcjelljes së aktivitetit të konkurrentëve.
- Përgatitja dhe paraqitja e raporteve me të dhëna të arritura konform planit të punës.
Aftësitë dhe kualifikimet :
- Preferohet që kandidati të ketë diplomë universitare në shkenca mjekësore.
- Përvojë pune në promovim dhe prezantim të produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike.
- Njohja e gjuhës angleze.
- Aftësi kompjuterike.
- Patent shofer, kategoria B.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale, përpikmëri, motivim, dhe përgjegjësi të lartë në punë.
Ne ofrojmë :
- Pagë konkurruese dhe përfitime të shkëlqyera.
- Mundësi të zhvillimit profesional dhe trajnim të vazhdueshëm.
- Një ambient të frytshëm të punës dhe mbështetje të vazhdueshme.
Kandidatët e interesuar, të dërgojnë CV e tyre në email adresën : [email protected]