business

Gjyqtarë Porotë (25)

  • star Publikuar: 26-10-2022
  • star Skadon: 31-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 25
Vendi i punës Mitrovicë, Leposaviq, Skenderaj, Vushtrri, Zubin Potok
Shikime 6338

Në mbështetje të Ligjit Nr.06/L-055 Për Gjykatat, dhe Rregullores Nr.02/2019 për Rekrutimin, Emërimin, Trajnimin, Shpërblimin,Disciplinimin dhe Lirimin nga detyra të Gjyqtarëve Porotë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë me datë 17.10.2022, shpall:

K O N K U R S

Nr. 02/2022

Titulli i vendit të punës: Gjyqtarë Porotë ...25 pozita

1. Gjykatën Themelore në Mitrovcë
Gjyqtari mbikqyrës : Kryetari i Gjykatës/Gjyqtarët Mbikqyrës
Kohëzgjatja e emërimit: Emërimi për një mandat pesë (5) vjeçar, me të drejtë ri-emerimi,

  1. Gjykata Themelore në Mitrovicë 10 pozita,
  2. Gjykata Themelore në Mitrovicë Dega në Senderaj 5 pozita,
  3. Gjykata Themelore në Mitrovicë Dega në Leposavic 4 pozita,
  4. Gjykata Themelore në Mitrovicë Dega në Vushtrri 4 pozita,
  5. Gjykata Themelore në Mitrovicë Dega në Zubin Potok- 2 pozita,

Detyrat dhe përgjegjësitë e Gjyqtarëve Porotë

Gjyqtarët porotë ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësite e përcaktuar në legjislacionin në fuqi,në pajtim me Kodin e Etikës Profesionale për gjyqtarë.

Detyrat dhe pergjegjësitë e gjyqtarëve porotë, ndër të tjera, përfshinë këto pika si në vijim:

a ) Kryen detyrat që i besohen gjatë shqyrtimit të rastit;

b) Kryen me ndërgjegjëshmeri dhe paanshmëri të gjitha detyrat që i besohen;

c) Trajton me konfidencialitet të gjitha informatat të cilat nuk duhet të jenë publike ose të cilat janë diskutuar gjatë seancës për këshillim dhe votim.

d) Kryen detyra të tjera të percaktuara nga Kryetari/Gjyqtari Mbikqyrës i Gjykatës perkatëse.

Kualifikimet:

  • Diploma e shkollës së Mesme
  • Diplomë universitare – e preferuar

Aftësitë e kërkuara:

  • Dëshmi mbi shtetësinë e Kosovës(Certifikata e shtetësisë);
  • Dëshmi se kandidati është banor i Republikës së Kosovës (Certifikatën e vendbanimit);
  • Dëshmi qe kandidati ka moshën te paktën 25 vjeçare;
  • Certifikatën që vërteton se kandidati nuk është i dënuar për vepër penale me përjashtim të veprave penale të kryera nga pakujdesia penale.
  • Të kenë reputacion të lartë moral në shoqëri dhe integritet personal.

VËREJTJE:

Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin Për Gjykatat Nr.06/L-055 dhe Rregulloren, Nr.02/2019 për procedurat e Rekrutimin, Emërimin, Trajnimin, Shpërblimin. Disiplinimin, dhe lirimin nga detyra të Gjyqtarëve Porotë.

Konkursi është publikuar me datë 17.10.2022 dhe mbyllet me datë 31.10.2022 (15) ditë.

Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën Themelore në Mitrovice, në Zyrën e Pranimit, si dhe në degën Leposaviç, Zubin Potok, Vushtrri dhe Skenderaj.

Shkarko Aplikacionin

Në konkurs ofrohen mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpriten aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Gjykata siguron që numri i Gjyqtareve Porotë pasqyron përbërjen etnike të zonës që hyn në juridiksionin e saj dhe ata të cilët nuk i plotësojnë te gjitha kushtet ligjore në pajtim me Ligjin për Gjykata, nuk merren në shqyrtim dhe njoftohen se aplikacionet e tyre nuk janë te suksesshme.

Njoftimi përmban arsyen se pse aplikacioni nuk ka qenë i suksesshëm.