Koral Corporation shpk. Fushë Kosovë, rruga Nëna Tereze. Nr. i biznesit 810492629, është kompani që merret me prodhimin dhe shitjen e produkteve të mishit, pemëvë dhe perimeve. Vepron në bazë të parimeve të qeverisjes korporative dhe është punëdhënës i besueshëm dhe atraktiv, qëllimi i së cilës është shtimi i prezencës së saj në treg. Kompania Koral Corporation operon nga vitit 2004 me pakicë dhe shumicë
Në harmoni me politikat e veta, Kompania Koral Corporation sh.p.k shpall
- Shites ambulantiv (2 pozita)
- Shofer kamioni - kategoria C (3 pozita)
- Supervajzer (2 pozita)
- Ndihmes depoist (2 pozita)
Pozita: Shitës ambulantiv (2 pozita)
- Përgjegjës për e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
- Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
- Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
- I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
- Është i obliguar të kryej pesë hapat e shitjes 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut (sasinë, kushtet e përgjithshme, afatin e mallit; 3) prezantimin e shitjes (analizën e nevojave, shitjen e benefiteve, tejkalon pengesat, bën mbylljen), 4) merchandasing (pozicionimin e mallit, hapësirë dhe dukshmëri maksimale, 5) raportimin,
- Hulumtimi i tregut dhe gjetja e klientëve të ri;
- Kujdeset ndaj klientit ekzistues;
- Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin;
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të jenë të pajisur me minimum patentë shofer të kategorive B;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës; Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
- Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion
- Ambicioz
- I besueshëm
Pozita : Shofer kamioni - kategoria C – (3 pozita)
Detyrat dhe pergjegjësit :
- Transporti i porosive tek bleresi në menyre efikase dhe të sigurte
- Mbajtja e kamionit në gjendje të mire teknike dhe siguruese
- Përgjegjesia për ngarkesat dhe sigurin e tyre gjate transportit
- Respektimi i ligjeve dhe rregulloreve të trafikut në rruge;
- Si dhe detyra tjera të caktuar nga punëdhënësi/udhëheqësi kompetent.
Kualifikimet e kerkuara
- Patent Shofer Kategoria C
- Përvoja e punës 2 vjeçare e preferueshme
- Të jet në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike
- Të jetë i adaptueshëm ndaj orarit fleksibël të punës.
Pozita : Supervajzer (2 pozita)
Detyrat dhe pergjegjësit :
- Drejton dhe koordinon aktivitetet e skuadrës në zonën përkatëse, me synim arritjen e objektivave sasiorë dhe cilësorë.
- Përgjegjës për planifikimin, organizimin, drejtimin, kontrollin, vlerësimin dhe motivimin e forcës së shitjes.
- Implementon projekte dhe strategji në kanalet e Traditional Trade në përputhje me politikat e kompanisë.
- Monitoron dhe raporton performancën sipas standardeve të kompanisë.
- Siguron përfaqësim të denjë të brandeve, imazhit dhe aseteve të kompanisë në treg.
- Ndërton dhe ruan marrëdhënie të forta me klientët, furnitorët, distributorët dhe partnerët kryesorë të tregut.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare (në Ekonomi, Menaxhim apo fusha të ngjashme); diploma pasuniversitare përbën avantazh.
- Minimumi 2 vite përvojë pune në shitje, prej të cilave të paktën 2 vite në rol drejtues; përvoja në sektorin higjienik është përparësi.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (në të folur dhe të shkruar).
- Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e ekipeve, komunikimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve me klientë.
- Aftësi analitike dhe vendimmarrjeje në mjedise dinamike.
- Njohuri të mira në Microsoft Office (Excel, Word, PowerPoint, Outlook).
Pozita : Ndihmes depoist (2 pozita)
Detyrat dhe pergjegjësit :
- Te jet i motivuar te punoj i pamvarur dhe ne ekip
- Te ket aftesi te mira komunikative
- Punesimi me orar te plote
- Benefitet dhe kontrata sipas ligjit te punes se Kosoves
- Paga e kënaqeshme bazuar edhe ne eksperiencen e kandidatit.
Kualifikimet e kerkuara :
- Duhet te kene se paku te perfunduar shkollen e mesme
- Së paku 6 muaj përvojë pune në depo
Konkursi zgjat prej 25.11.2025 deri 08.12.2025
Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të aplikojnë online apo duke dërguar CV e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected], [email protected]
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Apliko shpejtë përmes sistemit!