business

Specialist për Pagesa dhe Biznes Dokumentar Ndërkombëtar

  • star Publikuar: 06-03-2024
  • star Skadon: 12-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 695

Shield Recruitment & HR kërkon Specialist për Pagesa dhe Biznes Dokumentar Ndërkombëtar (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për kompletimin e dokumentacionit për gjitha transaksionet ditore, kontrollimin, regjistrimin dhe barazimin e tyre;
  • Përgjegjës për menaxhimin e biznesit dokumentar ndërkombetar;
  • Përgjegjës për regjistrimin dhe barazimin ditore të bankave korrespodente;
  • Përgjegjës për regjistrimin e saktë të transaksioneve manuale në Swift, barazimin dhe regjistrimin e saktë të listave të pagave, pensioneve, ebanking dhe raporteve;
  • Pranimi i ekstrakteve të Bankave Korrespondente dhe kompletimi i dokumentacionit për Departamentin e Financave dhe barazimi i tyre;
  • Regjistrimi i ekstrakteve të Bankave Korrespondente në fund të ditës;
  • Regjistrimin/validimin e MasterCard Settlement në BEST.
  • Futja e shënimeve të urdhër transferave në Swift për pagesat manuale;
  • Komunikimi me bankat korrespodente rreth transaksioneve ndërkombëtare dhe problematikave të tyre;
  • Regjistrimi dhe validimi në Best i transaksioneve Hyrës/Dalëse ndërkombëtare me programet adekuate;
  • Validimi i transaksioneve në platformën e Swiftit;
  • Përgjegjës për menaxhimin e pagesave ndërkombëtare të cilat ndalohen nga SWIFT PCS;
  • Përgatitja e raporteve për transferat dalës dhe hyrës, si dhe raportet që kërkohen nga departamentet dhe rregullatori ;
  • Regjistrimi /validimi i shitblerjeve të ndryshme;
  • Përgjegjës për validimet e letrave me vlerë në BEST;
  • Regjistrimi/validimi i pensioneve dhe pagave të jashtme;
  • Përgjegjes për përgaditjen e kërkesave për zhvillim dhe ndryshim për proceset e reja tek pagesat ndërkombëtare;
  • Testimin dhe përgatitjen e manualit dhe procedurave për proceset e reja operacionale për pagesat ndërkombëtare;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura kryen edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet;

  • Fakulteti Ekonomik ose të ngjashme
  • Mbi 1 vit përvojë pune, preferohet përvojë në sistemin bankar
  • Njohja e Gjuhës Angleze
  • Njohja e punës me kompjuterë
  • Aftësi organizative dhe analitike;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 12 Mars 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.