business

Laborant/e


Ruaj
  • star Publikuar: 19-12-2025
  • star Skadon: 19-01-2026
Kategoritë Laborator
Vendi i punës Lipjan
Numri i pozitave 1

KONKURS PUNE

Kompania: Oriental Mushrooms L.L.C
Lokacioni: Lipjan

Pozita: Laborant / Laborante
Numri i pozitave: 1
Orari: Full-time

Oriental Mushrooms L.L.C është fabrikë për prodhimin, kultivimin dhe paketimin e kërpudhave.

Përshkrimi i pozitës:

Oriental Mushrooms L.L.C shpall konkurs për pozitën Laborant/Laborante, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për mbikëqyrjen dhe kryerjen e analizave laboratorike në procesin e prodhimit të kërpudhave, në përputhje me standardet e cilësisë dhe udhëzimet e Menaxherit të Cilësisë dhe Drejtorit Ekzekutiv.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Kryerja e analizave laboratorike për substratin, kulturat dhe materialet e prodhimit
  • Monitorimi i pastërtisë dhe sterilitetit në procesin laboratorik
  • Evidentimi dhe raportimi i rezultateve laboratorike
  • Identifikimi i ndotjeve (kontaminimeve) dhe raportimi me kohë
  • Zbatimi i procedurave standarde të punës dhe protokolleve të higjienës
  • Bashkëpunimi me repartin e prodhimit, serrave dhe paketimit
  • Mirëmbajtja e pajisjeve laboratorike
  • Zbatimi i udhëzimeve nga Menaxheri i Cilësisë

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Diplomë universitare në biologji, kimi, bioteknologji, agronomi ose fusha të ngjashme
  • Përvoja e punës në laborator përbën përparësi
  • Njohuri bazike mbi higjienën, sterilizimin dhe procedurat laboratorike
  • Aftësi për punë të pavarur dhe në ekip
  • Saktësi, përgjegjësi dhe përkushtim në punë
  • Njohuri të gjuhes angleze
  • Gatishmëri për të punuar në ambient prodhimi

Ofrojmë:

  • Kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi
  • Ambient pune profesional dhe dinamik

Aplikimi:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në emailin e kompanisë: [email protected]

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu