
Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe të motivuar.
Migros Group shpall konkurs për:
PËRFAQËSUES/E MJEKËSOR/E PËR BRANDIN ELMEX
Përgjegjësitë kryesore:
- Të arrijë objektivat e shitjes për territorin e caktuar;
- Të arrijë të mbulojë kërkesen për të gjitha ordinancat dentare dhe farmacitë;
- Monitorimi i strategjisë së asortimentit të përcaktuar në raft;
- Prezantime të vazhdueshme për karakteristikat e produkteve;
- Jep në mënyrë efektive mesazhe për brendin dhe produktin dhe të rekomandojnë në mënyrë proaktive produktet e ELMEX klientëve;
- Identifikoni dhe targeton vazhdimisht klientë të rinj;
- Përditëson bazën e të dhënave dhe mban të dhëna profesionale për punën dhe klientet e tij/saj;
- Menaxhon në mënyrë efektive mostrat e produkteve dhe materialeve të tjera reklamuese;
- Jep raport tek eprori I tij/saj për reagimet nga profesionistët;
- Mbikëqyr dhe analizon aktivitetet e konkurentëve në treg;
- Mban komunikim të vazhdueshëm me ekipen e shitjes në teren.
Kushtet e përgjithëshme:
- Diplomë Universitare në fushën e Farmacisë/Mjekësisë ose të jetë student I vitit të fundit.
- Eksperience disa vjeçare në pozitë të ngjajshme;
- Njohja e gjuhes angleze (e domosdoshme);
- Aftësi të mira komunikimi/negocimi;
- Patentë shoferi të vlefshme.
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup.
Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: [email protected] .
Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.
Migros Group
Zona industriale 4, 12000
Prishtinë, Kosovë