business

71 vende te lira pune

  • star Publikuar: 17-11-2022
  • star Skadon: 18-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 71
Vendi i punës Të gjitha qytetet
Shikime 3234

Në bazë të nenit 66 dhe 67 të Ligjit nr. 03/L-073, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republiken e Kosovës, Rregullores nr. 01/2017 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të punës në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rregullores nr. 03/2017 për Procedurat e Rekrutimit, Emërimit dhe Punës Provuese, në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe Vendimit nr. 01/ 1367 -2022 të KQZ, të datës 15.11.2022 për Aprovimin e Angazhimit të stafit të përkohshëm përmes Kontratës – Marrëveshje për Shërbime të Veçanta gjatë procesit Zgjedhor të Zgjedhjeve te jashtëzakonshme ne komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, dhe Zveçan, që do të mbahen më datë 18 dhjetor 2022, Sekretariati i KQZ-së publikon:

K O N K U R S

KQZ 05/2022 Titulli i punës: Zyrtar Ligjor

Grada/Koeficienti: Koeficienti 8

Departamenti : për Çështje Ligjore

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Drejtori i Departamentit për Çështje Ligjore

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar

Numri i pozitave: 2 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Ndihmon drejtorin dhe zyrtarin e lartë ligjor të departamentit në hartimin shkresave që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor;
  • Ndihmon në hartimin e raporteve e informatave që kanë të bëjnë e departamentin;
  • Ndihmon në hartimin e shkresave të ndryshme;
  • Ndihmon në operacionet ditore të Departamentit;
  • Ndihmon në hartimin e procesverbaleve të Këshillit për Çështje ligjore;
  • Ndihmon në përgatitjen e mbledhjeve të KQZ-së, Këshillit për Çështje Ligjore;
  • Kryen edhe detyra tjera që i caktohen nga Drejtori;

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë diplomë universiteti në lëmin e drejtësisë
  • Së paku një vit përvojë pune në çështjet juridike, përvojë profesionale në zgjedhje
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme për hartim dhe shprehje me shkrim në gjuhën shqipe
  • Njohje të teknologjisë informative ( Ms Word, Ms Access, Ms Excel)
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme
  • Njohje e gjuhës angleze (e dëshirueshme).

-----

KQZ 06/2022 Titulli i punës: Zyrtar i përkthimit shqip-anglisht dhe anasjelltas

Grada/Koeficienti: Niveli Profesional- koeficient -7

Mbikëqyrësi i drejtëpërdrejtë: Udhëheqësi i Divizionit për Personel dhe Shërbime të Përbashkëta.

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat te caktuar

Numri i pozitave: 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

Detyrat Kryesore:

  • Përkthen dokumente, materiale dhe shkresa zyrtare nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas;
  • Përkthen në mënyrë simultane për zyrtarët e KQZ-së, vizitorët ose kandidatët e trajnimit nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas;
  • Bënë kontrollin e cilësisë se përkthimit te dokumenteve zyrtare
  • Përkthen për KQZ / SKQZ si dhe në trajnimet, takimet e punës dhe vizitat e ndryshme brenda dhe jashtë vendit;
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjera që i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Diplomë Universitare
  • Përvojë e konsiderueshme ne zgjedhje dhe ne sektorin publik dhe privat;
  • Të njohë gjuhën shqipe dhe angleze rrjedhshëm, me gojë dhe me shkrim;
  • Përvojë të konsiderueshme të përkthimit dhe interpretimit profesional;
  • Përvojë dhe aftësi për të punuar nën trysni dhe me afate të kufizuara;
  • Aftësi dhe gatishmëri për të punuar me njerëz të përkatësive të ndryshme kulturore dhe etnike;
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme;
  • Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access)

-----

KQZ 07/2022 Titulli i punës: Zyrtar për buxhet dhe financa

Grada/Koeficienti: Koeficienti -8

Mbikëqyrësi i drejtëpërdrejtë: Udheheqesi i Divizionit per Buxhet dhe Financa

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat te caktuar

Numri i pozitave: 2 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Siguron dhe mban evidencën e zotimeve sipas planit buxhetor,
  • Përgatite dhe kompleton lendet për pagese me dokumentacionet valide përcjellëse dhe të nënshkruara nga zyrtarët përkatës;
  • Është përgjegjës për regjistrimin e pagesave ne Urdhër Obligim për Pagesa,
  • Pranon faturat dhe verifikon nëse janë paguar dhe i proceson për pagesë,
  • Kryen dhe detyra tjera qe i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Diplomë Universitare
  • Përvojë e konsiderueshme ne zgjedhje dhe ne sektorin publik dhe privat;
  • Integritet të lartë personal dhe profesional;
  • Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në gjuhët zyrtare;
  • Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike;
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme;
  • Njohje e gjuhës angleze e dëshirueshme;
  • Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access).

-----

KQZ-08/2022 Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Teknologjisë Informative në SKQZ

Grada/Koeficienti: Koeficienti 8

Departamenti : Departamenti për Teknologji Informative

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Zyrtarë i Lartë i Teknologjisë Informative

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar

Numri i pozitave: 3 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Instalimi i kompjuterëve, printerëve dhe pajisjeve tjera të TI-së,
  • Instalimi i sistemeve operative dhe aplikacioneve tjera, sipas udhëzimeve nga mbikëqyrësit
  • Instalimi i rrjetave lokale dhe konfigurimi i pajisjeve të rrjetës,
  • Administrimi i pajisjeve te zërimit, përkthimit simultant dhe audioincizim elektronik,
  • Futja e të dhënave dhe veprimet tjera në aplikacionet e ndryshme të KQZ-së sipas udhëzimeve nga mbikëqyrësit,
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjera që i caktohen nga mbikëqyrësit.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Diplomë Universitare në Shkencat Kompjuterike ose vijimi i studimeve në vitin e fundit,
  • Minimum një (1) vit përvojë pune në fushën e teknologjisë InformativNjohuri te avancuara për sistemet operative te Windows
  • Njohuri ne sigurimin e tavolinë ndihmëse; instalimin e printerëve, kompjuterëve dhe zgjidhje e problemeve të ndryshme që lidhen me pajisjet e TI-së,
  • Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në gjuhët zyrtare;
  • Aftësi dhe gadishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike;

-----

KQZ-09/2022 Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Listës Votuese

Grada/Koeficienti: Koeficienti 8

Departamenti : Departamenti i Operacioneve Zgjedhore

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Udhëheqësit të Divizionit për Shërbim të Votueseve,

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar

Numri i pozitave: 3 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Ndihmon Udhëheqësit të Divizionit për Shërbim të Votuesve, në zbatimin e periudhës së shërbimit të votuesve për ndërrimin e qendrave të votimit;
  • Ndihmon Udhëheqësit të Divizionit për Shërbim të Votuesve, në zbatimin e periudhës së kundërshtimit dhe konfirmimit të listës së votuesve;
  • Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Divizionit të Shërbimit të Votuesve, bënë ndarjen e votuesve në vendvotime sipas renditjes alfabetike të mbiemrave të votuesve dhe bënë verifikimin e cilësisë së skedarëve në formatin PDF.;
  • I ndihmon Udhëheqësit të Divizionit në mbikëqyrjen e shtypjes, kontrollimit dhe paketimit të
  • Listave përfundimtare të votuesve dhe listave komunale të votuesve;
  • Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Divizionit për Shërbim të Votuesve, bënë futjen e të dhënave për aplikuesit që kanë aplikuar për regjistrim për votim jashtë Kosovës, dhe kryen punë tjera që lidhen me këtë proces, të cilat caktohen nga Udhëheqësi i Divizionit për Shërbim të Votuesve;
  • Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Divizionit për Shërbim të Votuesve, bënë vlerësimin e zotësisë juridike për aplikuesit që kanë aplikuar suksesshëm përgjatë periudhës së aplikimit për regjistrim;
  • Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Divizionit për Shërbim të Votuesve, bënë vlerësimin e pakove me fletëvotime që dërgohen përmes postës, nga votuesit jashtë Kosovës, dhe kryen punë tjera që lidhen me këtë proces, të cilat caktohen nga Udhëheqësi i Divizionit për Shërbim të Votuesve;
  • I ndihmon Udhëheqësit të Divizionit për Shërbim të Votuesve, në procesin e regjistrimit të votuesve me nevoja dhe rrethana të veçanta;
  • Kryen detyra tjera që i caktohen.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë së paku diplomë të shkollës së mesme, ndërsa diploma e universitetit konsiderohet përparësi,
  • Të ketë përvojë pune profesionale si trajner apo në fushat e ngjashme në zgjedhje
  • Përvojë pune në zgjedhje konsiderohet përparësi
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme për hartim dhe shprehje me shkrim në gjuhën shqipe
  • Njohje të teknologjisë informative ( Ms Word, Ms Access, Ms Excel)
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme
  • Njohje e gjuhës angleze (e dëshirueshme)

-----

KQZ-10/2022 Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Trajnimit në SKQZ

Grada/Koeficienti: Koeficienti 8

Departamenti : Departamenti i Operacioneve Zgjedhore

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Udhëheqësit te Divizionit te trajnimit,

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar

Numri i pozitave: 3 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Ndihmon ne zbatimin e programeve te trajnimit për te gjitha procedurat e parapara për ciklet e trajnimit sipas planit operacional
  • Ndihmon në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve të trajnimit me departamentet e tjera të Sekretariatit të KQZ-së;
  • Ndihmon dhe përkrah procesin e trajnimit te trajnerëve te Komisioneve Komunale te Zgjedhjeve, për procedurat e Votimit numërimit dhe përkrahje ne materiale për trajnimet e parapara
  • Ndihmon ne trajnimin e Anëtarëve te KVV-ve;
  • Kryen edhe detyra të tjera që i caktohen nga mbikëqyrësi;

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Diplomë universitare
  • Përvojë në arsimimin e të rriturve, zgjedhje ose në dizajnimin, zhvillimin, menaxhimin dhe
  • zbatimin e kurseve te trajnimit;
  • Aftësi për të shkruar dhe redaktuar materiale të trajnimit;
  • Aftësi të mira për prezantime dhe të komunikimit;
  • Aftësi për të punuar me programet MS Power Point, MS Word dhe MS Excel;
  • Aftësi për të punuar me njerëz të përkatësive të ndryshme kulturore dhe etnike;
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme.

-----

KQZ 11/2022 Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Koordinimit në Terren

Grada/Koeficienti: Koeficienti 8

Departamenti : Departamenti i Koordinimit në Terren

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Drejtori i Departamentit të Koordinimit në Terren

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar

Numëri i pozitave: 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Nën mbikqyrjen e Drejtorit, koordinon punët ditore në Departamentin e Koordinimit në Terren;
  • Kontribuon për zbatimin e aktiviteteve sipas planeve operacionale në terren
  • Ndihmon njësitë tjera të SKQZ-së për implementimin e detyrave dhe aktiviteteve për terren
  • Bën dhe përgatit raporte për aktivitetet e Departamentit të DKT-së në periudhën zgjedhore
  • Koordinon aktivitetet në mënyrë efektive mes DKT-së dhe KKZ-së për arritjen e qëllimeve sipas planifikimeve të KQZ-së për zgjedhje
  • Kryen detyra të tjera kur i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë diplomë universiteti apo të jetë në përfundim të studimeve;
  • Përvoja e punës në zgjedhje konsiderohet përparesi;
  • Integritet të lartë personal dhe profesional;
  • Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në njërën nga gjuhët zyrtare;
  • Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike;
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare konsiderohet si përparësi;
  • Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme;
  • Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access)

-----

KQZ 12/2022 Titulli i vendit të punës: Koordinator i Terrenit

Grada/Koeficienti: Koeficienti 7

Departamenti : Departamenti i Koordinimit në Terren

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Drejtori i Departamentit të Koordinimit në Terren

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar

Vendi i Punës: Prishtinë

Numri i pozitave: 2 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Ndihmon Departamentit të Koordinimit në Terren për zbatimin e planeve operacionale për zgjedhje në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Sekretariatin e KQZ–së;
  • Përkujdeset për zbatimin e aktiviteteve dhe të gjitha akteve normative të nxjerra nga KQZ, Sekretariati apo Departamenti i Koordinimit në Terren;
  • Përkujdeset për mbarëvajtjen dhe implementimin e detyrave dhe aktiviteteve për nivelin komunal;
  • Bën dhe përgatit raporte për aktivitetet e Departamentit të DKT-së në periudhën zgjedhore
  • Koordinon aktivitetet në mes DKT-së duke bashkëpunuar ngushte me njësitë tjera të SKQZ-së;
  • Kryen detyra të tjera kur i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë diplomë universiteti;
  • Të ketë përvojë pune në administrim të zgjedhjeve konsiderohet përparësi;
  • Integritet të lartë personal dhe profesional;
  • Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në njërën nga gjuhët zyrtare;
  • Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike;
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare konsiderohet si përparësi;
  • Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme;
  • Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access);

-----

KQZ 13/2022, Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Trajnimit në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve

Grada/Koeficienti: Koeficienti 7.5

Departamenti : Departamenti i Koordinimit në Terren

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Zyrtari i Lartë Komunal i Zgjedhjeve

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar

Vendi i Punës Sipas komunave përkatëse: (21 pozita)

Leposaviç – (5) pozita, Zubin Potok – (5) pozita, Zveçan – (5) pozita dhe Mitrovicë e

Veriut (6) pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Zbaton programet e trajnimit të zgjedhjeve në procedurat e regjistrimit, votimit dhe numërimit;
  • Koordinon planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve të trajnimit në kuadër të KKZ-së;
  • Është përgjegjës për trajnimin e Anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve lidhur me trajnimin e personelit të regjistrimit të votuesve dhe të qendrave të votimit në procedurat e zgjedhjeve;
  • Zbaton udhëzimet sipas doracakëve të trajnimit dhe të pakove informative që përdoren në seancat e trajnimit që burojnë nga Sekretariati i KQZ-së për KKZ, KVV dhe Staf Teknik për zgjedhje;
  • Ndihmon Zyrtarin e Lartë Komunal të Zgjedhjeve dhe Anëtarët e KKZ-se ne zbatimin e detyrave që janë në kuadër të KKZ-së sipas Planifikimeve Operacionale për zgjedhje:
  • Jep informatat e nevojshme profesionale e ligjore lidhur me zbatimin e procedurave për zgjedhje.
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjera që i caktohen nga mbikëqyrësi .
  • Të interesuarit duhet të aplikojnë në Sekretariatin e KQZ-së.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë së paku diplomë të shkollës së mesme, ndërsa diploma e universitetit konsiderohet përparësi,
  • Të ketë përvojë pune profesionale si trajner apo në fushat e ngjashme në zgjedhje
  • Përvojë pune në zgjedhje konsiderohet përparësi
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme për hartim dhe shprehje me shkrim në gjuhën shqipe
  • Njohje të teknologjisë informative ( Ms Word, Ms Access, Ms Excel)
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme
  • Njohje e gjuhës angleze (e dëshirueshme).

-----

KQZ 14/2022- Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Administratës dhe Logjistikës në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve

Grada/Koeficienti: Koeficienti 7

Departamenti : Departamenti i Koordinimit në Terren

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Zyrtari i Lartë Komunal i Zgjedhjeve

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar

Vendi i Punës: Sipas komunave përkatëse: 4 zyrtar

Leposaviç – një (1) pozitë, Zubin Potok – një (1) pozitë, Zveçan – një (1) pozitë dhe

Mitrovicë e Veriut (1) pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Është përgjegjës për pranimin e dokumentacioneve personale të stafit zgjedhor, sistemimin dhe ruajtjen e tyre, përpilimin e listave me saktësi të KKZ-së, KVV-ve dhe Stafit Teknik.
  • Ndihmon Komisionin Komunal të Zgjedhjeve sipas nevojave për furnizim, transport dhe detyra tjera në funksion të KKZ-së për zbatimin e planeve operacionale për zgjedhje në KKZ
  • Përkujdeset për zbatimin e aktiviteteve sipas kërkesave të KKZ apo SKQZ-së dhe burimet tjera për materialet zgjedhore
  • Ndihmon Zyrtarin e Larte Komunal te Zgjedhjeve dhe KKZ-ne për cilësinë dhe saktësinë e materialeve administrative zgjedhore të nevojshme për KKZ-në:
  • Mirëmban të dhënat e menaxhimit të furnizimit me material për zgjedhje, regjistrimin e materialit ne KKZ, administrimin e materialeve dhe menaxhimin e depos Komunale te KKZ-së;
  • Koordinon aktivitetet në mes DKT-së, KKZ-se për pranimin, dorëzimin dhe shpërndarjen e materialeve për zgjedhje;
  • Kryen detyra të tjera teknike dhe administrative kur i kërkohet nga mbikëqyrësi.
  • Të interesuarit duhet të aplikojnë në Sekretariatin e KQZ-së.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë së paku diplome të shkollës se mesme, ndërsa diplomë universiteti konsiderohet përparësi;
  • Të ketë përvojë pune në administrim të zgjedhjeve konsiderohet përparësi;
  • Integritet të lartë personal dhe profesional;
  • Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në njërën nga gjuhët zyrtare;
  • Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike;
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare konsiderohet si përparësi;
  • Të ketë njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access dhe internet);

-----

KQZ-15/2022. Titulli I vendit të punës: Zyrtar i Logjistikës në QNR

Grada/Koeficienti: Koeficienti 7

Departamenti : Qendra e Numërimit dhe Rezultateve

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Udhëheqës i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar

Numri i pozitave: 2 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Proceson dhe përcjell të gjitha çështjet administrative lidhur me funksionimin efektiv të zyrës së Logjistikës;
  • Bën inventarizimin e materialeve para dhe pas procesit të zgjedhjeve;
  • I përcjell dërgesat që vijnë dhe që dalin nga prokurimi dhe depoja;
  • Mban shënime për raportet që arrijnë, klasifikon dhe kodon materialet që dërgohen;Pranon, numëron, skedon dhe shqyrton kërkesat për mall;
  • Siguron të ketë furnizim të materialit për zyre për stafin menaxhues dhe personelin e QNR-së;
  • Pranon, u cakton numrin, i skedon dhe shqyrton kërkesat hyrëse të blerjes;
  • Mirëmban sistemet e skedimit dhe bazë së të dhënave;
  • Mban evidencën e transportit dhe mirëmban listat e stafit gjate transportit për ne QNR;
  • Kryen edhe detyra tjera kur i caktohen;

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë së paku diplomë të shkollës së mesme, ndërsa diploma e universitetit konsiderohet përparësi,
  • Të ketë përvojë pune profesionale si trajner apo në fushat e ngjashme në zgjedhje
  • Përvojë pune në zgjedhje konsiderohet përparësi
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme për hartim dhe shprehje me shkrim në gjuhën shqipe
  • Njohje të teknologjisë informative ( Ms Word, Ms Access, Ms Excel)
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme
  • Njohje e gjuhës angleze (e dëshirueshme).

-----

KQZ-16/2022.Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Trajnimit në QNR

Grada/Koeficienti: Koeficienti 8

Departamenti : Qendra e Numërimit dhe Rezultateve

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Udhëheqës i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar

Numri i pozitave: 4 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Planifikon dhe drejton trajnimin e stafit të QNR-së. Asiston në selektimin, trajnimin, ndërtimin e ekipeve dhe shpërndarjen e të gjithë të stafit ditor sipas hapësirave të QNR-së. Siguron qe të gjitha procedurat e QNR-së të jenë të përkrahura gjatë gjithë procesit të punës në QNR;
  • Në bashkëpunim me trajnerët tjerë, trajnon, përkrah dhe mbikëqyr stafin ditor në QNR. Trajnon mbikëqyrëset dhe auditorët në procedurat e futjes se të dhënave, auditimit, numërimit, hetimit etj;
  • Ofron përkrahje sipas hapësirave gjatë gjithë procesit në QNR në përputhje me Procedurat e QNR-së;
  • Asiston në përgatitjen e doracakëve të trajnimit dhe materialeve tjera të trajnimit në përputhje me procedurat e QNR-së. Koordinon dhe mban lidhje me njësitë tjera të ngjashme, të siguroj funksionim të lehtë të proceseve zgjedhore;
  • Siguron kontroll të kualitetit në përputhje me standardet qe janë kërkuar në të gjitha seancat e trajnimit;
  • Koordinon orarin e trajnimit dhe identifikon vendtakimin dhe përgatitjet logjistike për seancat e trajnimit. Asiston në menaxhim dhe mbikëqyrjen e brendshme në QNR nga dita e zgjedhjeve deri sa procesi të kompletohet. Punon në sistemin e ndërrimit nga dita e zgjedhjeve deri sa procesi të kompletohet;
  • Kryen edhe detyra tjera kur i caktohen.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë diplomë universiteti në Drejtësi, Ekonomi, Administratë Publike, skenca sociale, shkenca natyrore Të ketë përvojë profesionale në zgjedhje dhe në fushën e ngjashme;
  • Të ketë përvojë të konsiderueshme pune në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e personelitnë vartësi;
  • I gatshëm të punoj në ndërrim, edhe përtej standardeve të orarit të rregullt, orar të zgjatur;
  • Njohje të teknologjisë informative ( Ms Word, Ms Access, Ms Excel)
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme
  • Njohje e gjuhës angleze (e dëshirueshme).

-----

KQZ-17/2022.Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Burimeve Njerëzore n֝ë QNR

Grada/Koeficienti: Koeficienti 8

Departamenti : Qendra e Numërimit dhe Rezultateve

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Udhëheqës i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar

Numri i pozitave: 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Kujdeset dhe menaxhon me personelin e QNR-së, si dhe koordinon veprimet dhe procedurat që kanë të bëjnë me personelin e QNR-së me SKQZ-në, si dhe siguron qe këto procedura të përputhen me ligjin mbi shërbimin civil të Kosovës;
  • Përgatitë kontratat dhe vendimet për marrëdhënie efektive të punës, ndihmon mirëmbajtjen e dosjeve të personelit të QNR-së;
  • Menaxhon rekrutimin e personelit të përkohshëm dhe trajnimin e tyre në koordinim me trajnerët e QNR-së;
  • Planifikon dhe mbikëqyr procesin e transportit të personelit të QNR-së duke përfshirë sigurimin dhe koordinimin e resurseve të transportit;
  • Asiston në procedura administrative dhe logjistike sipas nevojës
  • Përgjegjës për transportimin e personelit si dhe mban evidencën e personelit gjatë transportit dhe orarit të punës;
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjera kur i caktohen;

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë diplomë universiteti
  • Të ketë përvojë profesionale në zgjedhje dhe në fushën e ngjashme;
  • Përvojë pune në fushën e administrimit të zyrës dhe të personelit;
  • I gatshëm të punoj në ndërrim, edhe përtej standardeve të orarit të rregullt, orar të zgjatur;
  • Njohje të teknologjisë informative ( Ms Word, Ms Access, Ms Excel)
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme
  • Njohje e gjuhës angleze (e dëshirueshme).

-----

KQZ-18/2022Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Teknologjisë Informative në QNR

Grada/Koeficienti: Koeficienti 8

Departamenti : Qendra e Numërimit dhe Rezultateve

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Udhëheqës i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar (dy muaj)

Numri i pozitave: 2 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Mirëmban, zhvillon dhe operon me sistemet e TI-së që përdorën në QNR;
  • Përgatit, mirëmbajtjen, azhurnon dhe përkrahjen teknike të sistemit multipërdoruesve brenda QNR-së;
  • Administron rrjetin e brendshëm të QNR-së dhe shërbimet e printimit;
  • Siguron ndihmën e tavolinës ndihmëse dhe mirëmbajtjen dhe riparimin e hardwerit;
  • Krijon, mirëmban dhe siguron sistemin per stafin kryesor me SKQZ-në;
  • Mirëmban sistemin e profilit të përdoruesve dhe problemet teknike;
  • Sigurohet që brenda QNR-së të ketë sistem të mbyllur të internetit (intranet);
  • Punon në sistemin e ndërrimit nga dita e zgjedhjeve deri sa procesi të kompletohet;
  • Kryen edhe detyra tjera kur i caktohen;

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë diplomë universiteti në Shkenca Kompjuterike Të ketë përvojë profesionale në zgjedhje dhe në fushën e ngjashme;
  • Pervojë profesionale në sistemet e informimit të menaxhmentit dhe në përkrahjen e shfrytëzuesve;
  • I gatshëm të punoj në ndërrim, edhe përtej standardeve të orarit të rregullt, orar të zgjatur;
  • Njohje të teknologjisë informative ( Ms Word, Ms Access, Ms Excel)
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme
  • Njohje e gjuhës angleze (e dëshirueshme).

-----

KQZ-19/2022.Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Sigurimit të Brendshëm në QNR

Grada/Koeficienti: Koeficienti 7

Departamenti : Qendra e Numërimit dhe Rezultateve

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Udhëheqës i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar (dy muaj)

Numri i pozitave: 2 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Kujdeset për sigurinë dhe rregullon brenda QNR-së;
  • Siguron që gjithë pajisjet e sigurimit dhe sigurisë janë të siguruara dhe të përshtatshme me standardet e procesit zgjedhor;
  • Monitoron dhe vëzhgon 24/7 me sistemin e kamerave gjithë hapësirën e brendshme dhe të jashtme të QNR-së.
  • Zhvillon metoda dhe plane Operacionale të kujdeset në gjërat që lidhen me sigurimin (psh.
  • Transportimin e materialit sensitiv, sigurimin e QNR-së etj.);
  • Kujdeset dhe siguron mbështetje për draftimin e pështatshëm të instruksioneve të sigurimit, sigurisë dhe specifikave për sigurimin;
  • Kujdeset dhe siguron mbështetje të sigurojë që të gjitha procedurat janë aplikuar korrekt ne të gjitha grupet etnike;
  • Kujdeset dhe siguron mbështetje të koordinojë me stafin menaxhues, organizimet dhe aktivitetet specifike;
  • Kryen edhe detyra tjera kur i caktohen

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë diplomë në shkollim të mesëm
  • Të ketë përvojë profesionale në zgjedhje dhe në fushën e ngjashme;
  • I gatshëm të punoj në ndërrim, edhe përtej standardeve të orarit të rregullt, orar të zgjatur ;
  • I gatshëm të punoj në ndërrim, edhe përtej standardeve të orarit të rregullt, orar të zgjatur;
  • Njohje të teknologjisë informative ( Ms Word, Ms Access, Ms Excel)
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme
  • Njohje e gjuhës angleze (e dëshirueshme)

-----

KQZ-20/2022 Titulli i vendit të punës: Shofer në KQZ

Grada/Koeficienti: Koeficient – 6

Mbikëqyrësi i drejtëpërdrejtë: Udheheqesi i Divizionit te Logjistikes dhe Transportit

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat te caktuar

Numri i pozitave: 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Bene vozitjen e veturave te KQZ-se
  • Bene kontrollimin ditore te veturave per ,vaj ujë etj
  • Vozite stafin sipas kërkesave te aprovuara .
  • Bene vozitjen e veturave tek operatori per riparime, dhe per pastrimin e tyre .
  • Si dhe pune dhe detyra tjera qe I jep mbikëqyrësi I drejt përdrejt .

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Te ketë patent shoferi se paku 3 vite me herët .
  • Te ketë përvojë pune ne ketë lëmi.
  • Të ketë së paku diplome te shkollës se mesme,
  • Të ketë përvojë pune në administrim të zgjedhjeve konsiderohet përparesi;
  • Integritet të lartë personal dhe profesional; Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë .
  • Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike;
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare konsiderohet si përparësi;

-----

KQZ-21/2022 Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Logjistikes ne SKQZ

Grada/Koeficienti: Niveli Profesional- koeficient – 7

Departamenti : Departamenti i Administrates dhe Perkrahjes

Mbikëqyrësi i drejtëpërdrejtë: Udheheqesi i Divizionit të Logjistikes dhe Transportit

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat te caktuar

Numri i pozitave: 3 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Ndihmon logjistikene sipas nevojave per furnizim,pranim,dorzim.
  • Pranon kerkesa per material administrativ dhe detyra tjera ne funksion të logjistikes‐dhe per zbatimin e planeve operacionale për zgjedhje së dhe burimet tjera.
  • Ndihmon logjistiken ne furnizim te stafit me material administrativ dhe furnizime te ndryshme .
  • Mban evidence per furnizimet, perkujdeset per materialet zgjedhore je jo zgjedhore .
  • Bene kontrollimin e materialeve se bashku me logjistiken e SKQZ-se
  • Ndihmon logjistiken ne shperndarjen e materialeve zgjedhore dhe jo zgjedhore per pranim dorzimin e materialeve te zyrtareve komunal dhe stafit
  • Kryen detyra të tjera kur i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë së paku diplome te shkollës se mesme, ndërsa diplomë universiteti konsiderohet përparësi;
  • Të ketë përvojë pune në administrim të zgjedhjeve konsiderohet përparesi;
  • Integritet të lartë personal dhe profesional;
  • Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në njërën nga gjuhët zyrtare;
  • Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike;
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare konsiderohet si përparësi;
  • Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access);

-----

KQZ- 22/2022 Titulli i vendit të punës: Zyrtarë për Informim dhe Edukim të Votuesve

Grada/Koeficienti: Koeficienti 8

Departamenti : Departamenti i Operacioneve Zgjedhore

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Udhëheqësit të Divizionit për Informim dhe Edukim të Votuesve

Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të caktuar

Numri i pozitave: 3 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Ndihmon në përgatitjen e informatave të nevojshme dhe shënimeve tjera që kanë të bëjnë me
  • Informimin dhe edukimin e votuesve
  • Ndihmon në dhënien e informatave votuesve përmes telefonit
  • Ndihmon në përpilimin e procesverbaleve të mbledhjeve
  • Përgatitjen teknike të materialeve për mbledhje
  • Përcjelljen dhe verifikimin e materialeve të publikuara në rrjetet sociale
  • Mbanë shënime për produktet e publikuara
  • Kryen edhe detyra të tjera që i caktohen.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Diplomë universitare do të jetë përparësi;
  • Duhet të ketë se paku një (1) vit përvoje pune, përvoja në zgjedhje do të jetë përparësi;
  • Shkathtësi në hartim dhe shkrim të raporteve.
  • Njohje e punës me kompjuter MS – Word, MS – Excel, MS Access.
  • Përvoja në përdorimin e softuerit të dizajnit grafik (e dëshirueshme).
  • Gatishmëri për të punuar me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike,
  • Njohje të punës me kompjuter ( Ms Word, Ms Excel, Ms Access);
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare (është përparësi);

-----

KQZ-23 /2022.Titulli i vendit të punës: Zyrtar i administrimit të objektit në QNR

Grada/Koeficienti: Koeficienti 7

Departamenti : Qendra e Numërimit dhe Rezultateve

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Udhëheqës i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar (dy muaj)

Numëri i pozitave: 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Planifikon, ekzekuton dhe menaxhon të gjitha shërbimet mbështetëse të logjistikës në QNR, rishikon, vlerëson inventarin ekzistues, kryen pune strukturore/ndërtuese sipas planit, organizimi i brendshëm themelor i QNR-së;
  • Bashkëpunon me të gjithë anëtarët e stafit menaxhues të QNR-së, dhe personelin e SKQZ-së të sigurojë furnizim në kohë dhe efikas të mbështetjes logjistike në QNR;
  • Sigurohet që efikasiteti operacional në QNR të jetë në kohë , bashkërendon koordinimin me personelin e SKQZ-së, të sigurojë që të gjitha kërkesat logjistike të QNR-së të jenë të qartë të definuara, prokuruara dhe të shpërndara;
  • Mbledh fakturat, shpërndarjen e brendshme dhe korrigjimin pasues e të gjitha aseteve për në dhe nga QNR-ja;
  • Siguron qe furnizimi me ushqim adekuat dhe furnizimi me ujë për pastrim dhe mbeshtetje operacionale të jenë të mirëmbajtura në QNR 24 orë në ditë;
  • Asiston në furnizime të mbështetjes së logjistikës të mundësoj selektimin, trajnimin dhe shpërndarjen e të gjithë personelit të punësuar, menaxhon ekipe te vogla te personelit të cilët do të ofrojnë mbështetje logjistike në QNR para ditës së zgjedhjeve dhe 24 orë në ditë pas ditës së zgjedhjeve;
  • Në bashkëpunim me udhëheqësin e ndërrimit, siguron qe të gjitha mbështetjet operacionale dhe logjistike të jenë të përkrahura që QNR të operon 24 orë në ditë, mbikëqyr hapësirat operacionale brenda QNR-së, të cilat kërkohet të jenë të kompletuara në kohë për përmbushjen e procesit në QNR;
  • Kryen edhe detyra tjera kur i caktohen.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë diplomë universiteti në Drejtësi, Ekonomi, Administratë Publike, skenca sociale
  • Të ketë përvojë profesionale në zgjedhje dhe në fushën e ngjashme;
  • Përvojë pune në fushën e administrimit të zyrës;
  • I gatshëm të punoj në ndërrim, edhe përtej standardeve të orarit të rregullt, orar të zgjatur;
  • Njohje të teknologjisë informative ( Ms Word, Ms Access, Ms Excel)
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme
  • Njohje e gjuhës angleze (e dëshirueshme).

-----

KQZ-24/2022. Titulli I vendit të punës: Zyrtar për marrëdhënie me Jashtë ne QNR

Grada/Koeficienti: Koeficienti 7

Departamenti : Qendra e Numërimit dhe Rezultateve

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Udhëheqës i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar (dy muaj)

Numëri i pozitave: 3 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Përgatit materialin Informues mbi procedurën, Informatat rreth zgjedhjeve dhe aktivitetet në
  • QNR për vëzhguesit, Media dhe palët e interesuara;
  • Zhvillon dhe mirëmban rrjedhën gjithëpërfshirëse dhe të saktë të raporteve, letrave dhe reklamave për informatat e brendshme dhe të jashtme ne të gjitha aspektet e punës së QNR-së;
  • Siguron përmbushjen e përgjegjësive të raportimit të QNR-së, përfshire koordinimin e paraqitjeve dhe raporteve të rregullta në pajtim me orarin e saktë.
  • Përgatitë pakon informatave tëbrendshme dhe të jashtme në tri gjuhë (shqip, serbisht, anglisht), analizon dhe përmbledh materiale për proceset zgjedhore, duke i mbledhur nga informatat relevante nga të gjitha njësitë e SKQZ-së;
  • Kontribuon ne të gjitha raportet kur kërkohet. Siguron që informatat e QNR-së të jenë të postuara në QNR dhe të jenë të freskuara, të sakta dhe informuese në lidhje me operacionet zgjedhore në QNR;
  • Në koordinim me zyrtarët e QNR-së organizon termine për vëzhgues, përfaqësuesve të Mediave, faktorëve nga partitë politike dhe kandidatëve dhe mysafirëve Special dhe njoftimin e tyre të kenë qasje në QNR 24 orë në ditë gjatë fazës operuese deri në përfundim të procesit;
  • Shoqëron nëpër hapësirat e QNR-së vëzhguesit, përfaqësuesit e mediave, faktorët nga subjektet politike dhe mysafirët special dhe informon rregullisht mbi aktivitetet në QNR dhe në qasjen e orarit, në proces dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre brenda QNR-së. Siguron që atje të jetë staf i mjaftueshëm i marrëdhënieve me jashtë të koordinoje punën me vëzhguesit, përfaqësuesve të Mediave, faktorëve nga partitë politike dhe mysafirëve special brenda QNR-së;
  • U përgjigjet pyetjeve të vëzhguesve dhe komunikon me ta gjatë dhe lidhur me procesin e punës në QNR. Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të QNR-së, koordinon me mbikëqyrësit e hapësirave, auditorë siç kërkohet;
  • Kryen edhe detyra tjera kur i caktohen;

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë diplomë universiteti në Drejtësi, Administratë Publike, skenca sociale,
  • Të ketë përvojë profesionale në zgjedhje dhe në fushën e ngjashme;
  • Njohuri për zgjedhjet specifike dhe çështje politike;
  • I gatshëm të punoj në ndërrim, edhe përtej standardeve të orarit të rregullt, orar të zgjatur;
  • Njohje të teknologjisë informative ( Ms Word, Ms Access, Ms Excel),
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme,
  • Njohje e gjuhës angleze (e dëshirueshme).
  • Të ketë diplomë në shkollimin e mesëm
  • Përvojë pune në fushën e mirëmbajtjes të zyrëve dhe objekteve;
  • I gatshëm të punoj në ndërrim, edhe përtej standardeve të orarit të rregullt, orar të zgjatur;
  • Njohje të teknologjisë informative ( Ms Word, Ms Access, Ms Excel)
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme,
  • Njohje e gjuhës angleze (e dëshirueshme).

-----

KQZ-25/2022 Titulli i vendit të punës: Menaxher i DEP-os

Grada/Koeficienti: koeficienti 8

Mbikëqyrësi i drejtëpërdrejtë: Udheheqesi i Divizionit te Logjistikes dhe Transportit

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat te caktuar

Numëri i pozitave: 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Bene menagjimin e depose se KQZ-se
  • Bene kontrollimin e materialeve dhe cilesise se tyre ne depo
  • Bene planifikimin e paketimit te materialeve dhe pakove te vendvotimeve .
  • Menagjon me stafin e depose ,
  • Mban evidenc per vajtje ardhjen ne pune
  • Raporton tek mbikqyresii drejteperdrejt per punet dhe rrjedhat e puneve .
  • Menagjon paketimin ,ndarjen dhe shperndarjen e materialeve zgjedhore
  • Si dhe pune tjera qe I cakton mbikqyresi.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë së paku diplome te shkollës se mesme, ndërsa diplomë universiteti konsiderohet përparësi;
  • Të ketë përvojë pune në administrim të zgjedhjeve konsiderohet përparesi;
  • Integritet të lartë personal dhe profesional;
  • Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në njërën nga gjuhët zyrtare;
  • Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike;
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare konsiderohet si përparësi;
  • Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access);

-----

KQZ-26/2022/ Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Logjistikes ne Depo

Grada/Koeficienti: Koeficienti – 7

Mbikëqyrësi i drejtëpërdrejtë: Udheheqesi i Divizionit te Logjistikes dhe Transportit

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat te caktuar

Numëri i pozitave: 4 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Ndihmon logjistikene sipas nevojave per furnizim,pranim,dorzim.
  • Pranon kerkesa per material administrativ dhe detyra tjera ne funksion të logjistikes ‐dhe per zbatimin e planeve operacionale për zgjedhje së dhe burimet tjera.
  • Ndihmon logjistiken ne furnizim te stafit me material administrativ dhe furnizime te ndryshme .
  • Mban evidence per furnizimet, perkujdeset per materialet zgjedhore je jo zgjedhore .
  • Bene kontrollimin e materialeve se bashku me logjistiken e SKQZ-se
  • Ndihmon logjistiken ne shperndarjen e materialeve zgjedhore dhe jo zgjedhore per pranim dorzimin e materialeve te zyrtareve komunal dhe stafit
  • Kryen detyra të tjera kur i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë së paku diplome te shkollës se mesme, ndërsa diplomë universiteti konsiderohet përparësi;
  • Të ketë përvojë pune në administrim të zgjedhjeve konsiderohet përparesi;
  • Integritet të lartë personal dhe profesional;
  • Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në njërën nga gjuhët zyrtare;
  • Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike;
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare konsiderohet si përparësi;
  • Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access);

-----

KQZ-27/2022.Titulli I vendit të punës: Mirëmbajtjes në QNR

Grada/Koeficienti: Koeficienti 5

Departamenti : Qendra e Numërimit dhe Rezultateve

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Udhëheqës i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar (dy muaj)

Numëri i pozitave: 2 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Mirëmban dhe pastron zyret dhe objektin e QNR;
  • Pastron dhe mirëmbajn higjienën në zyre, tualetev dhe hapësirat punuese në QNR;
  • Pastron dyert, dritaet dhe tavolinat në zyre dhe tavolina nepër hapësirat e QNR-së;
  • Kryen edhe detyra tjera kur i caktohen;

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin një biografi profesionale (CV) një Letër motivuese, kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit për kualifikimin si dhe dëshmitë mbi përvojën e punës dhe atë profesionale.

Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Zyrën nr. 21 te Sekretariatit te KQZ-së, ndërtesa e ish Bankës së Lubjanës. kati i -I- zyra nr. 21. 10000 Prishtinë.

Adresa elektronike ku mund te shkarkoni kërkesën për punësim – Aplikacionin për staf zgjedhor, www.kqz-ks.org. çdo ditë punë nga ora 8:00 -16:00 nga data 16.11.2022 deri 18.11.2022, në ora 16:00. Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni në numrin e tel: 038-200-23-55, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 3 ditë kalendarike nga dita e publikimit në Tabelën e improvizuar të shpalljeve në hyrje të zyrave të selisë së KQZ-së, dhe në ueb faqen zyrtare të KQZ-së.

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit, në afat ligjor, nga Zyrtari përgjegjës për personel në Sekretariatin e KQZ-së

Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet të sjellin për verifikim të gjitha dokumentet origjinale.

Për shkak të natyrës urgjente të procesit zgjedhor, aplikacionet e dërguara pas datës së fundit të mbylljes së shpalljes se konkursit, nuk do të pranohen.

Kërkesat e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ofron mundësi të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet.