business

Agjent Tregtar (2), Merchandiser (5)

  • star Publikuar: 18-10-2023
  • star Skadon: 28-10-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera, Tregëtim
Numri i pozitave 7
Vendi i punës Pejë, Ferizaj, Prishtinë, Prizren
Shikime 3145

Arjeta Group SH.P.K me seli në Magjistralen Prishtinë Ferizaj km 9 shpallë konkurs për këto vende të lira Pune :

  • 2 - Agjent Tregtar
  • 5 - Merchandiser

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Agjent Tregtar

Lokacioni i Punës, Terren sipas planit të vizitave

  • Viziton klientët sipas rutës, pranon porosi, kontakton dhe krijon klientë të rinj duke planifikuar dhe organizuar orarin dhe rutën ditore të vizitave ndaj pikave shitëse ekzistuese, potenciale si dhe ndaj faktorëve tjerë në treg.
  • Përshtatë përmbajtjen e prezantimit të shitjes duke studiuar produktet që duhet shitur, pikat shitëse apo faktorë tjerë tregu, si dhe historinë e shitjes dhe kartelën e klientit në përgjithësi.
  • Kujdeset për pozicionimet e produkteve në rafte të dyqaneve që i furnizon,
  • Identifikon klientë të ri dhe inicion bashkëpunimin me ta,
  • Liston produktet e reja nëpër dyqane,
  • Kujdeset për afatet e skadencës së produkteve,
  • Kualifikimet e Kërkuara
  • Të ketë të përfunduar së paku shkollën e Mesme;
  • Të ketë përvojë pune në këtë drejtim ose të ngjashëm minimum 1 vit;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Të posedoi patentë shofer të kategorisë B.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Merchandiser

Lokacioni i Punës, 2- Regjioni i Prishtinës, 1- Regjioni i Ferizajt, 1- Regjioni i Pejës, 1 Prizren.

  • Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të kompanisë në pikën apo planin e caktuar;
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg;
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit të produkteve të brendit përkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuara në plan;
  • Siguron që produktet e listuara në pikën shitëse të ekspozohen sa më mirë dhe korrekt në raftet dhe pozitat e pikës shitëse;
  • Është përgjegjës për përcjelljen e afateve të produkteve të kompanisë;
  • Kryen edhe punë të tjera të deleguara nga menaxheri.
  • Kualifikimet e Kërkuara
  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme.
  • E preferuar 1 vit përvojë pune në shitje/merchandising;
  • Të aftë të punojnë në ekip dhe të pavarur.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi të punës ekipore dhe fleksibilitet;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Të posedoi patentë shofer të kategorisë B.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në postën elektronike ( e-mail ) [email protected], ose drejtpërdrejt tek zyrat tona të cilat gjenden në adresën; Magjistralja Prishtinë Ferizaj kilometri i 9 Graçanicë.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen për intervistim

Konkursi do të jetë i hapur nga data 18 Tetor 2023 deri më 28 Tetor 2023.