business

Inspektor fitosanitar kufitar

  • star Publikuar: 14-01-2025
  • star Skadon: 12-02-2025
Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 73

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për

pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministriae Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural-Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i bujqësisë, pyjeve dhe tokës

Titulli i pozitës së punës: Inspektor fitosanitar kufitar

Klasa e pozitës : Profesional 1

Koeficienti/Paga: 7

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 13/01/2025

Afati për aplikim: 14/01/2025 - 12/02/2025

Institucioni: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

Departamenti: Drejtoria e Inspektoratit

Divizioni : Sektori I Ins. Fitosanitar Kufitar

Vendi i punës: Pikat kufitar të AUV-së

Nr. i Referencës: RN00016309

Kodi: RPC0009848

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Inspektimi i bimëve,produkteve bimore dhe produkteve ushqimore me origjinë bimoredhe dokumentacionit përcjellës, në pikat kufitare të Republikës së Kosovës;
  • Inspektimi i prodhimeve jo ushqimore me origjinë bimoredhe dokumentacionit përcjellës në pikat kufitaretë Republikës së Kosovës;
  • Inspektimi në kufi i farës dhe plehrave artificiale;
  • Organizimi i inspektimit në kufi të produkteve tjera të përcaktuara me kodin TARIK;
  • Kontrollimi i dukumentacionit – certifikatat (fitosanitare, shëndetësore dhe të origjinës), faturës dhe lejene importit;
  • Regjistrimi i lëndëve në protokol dhe në kompjuter (importi,exporti dhe tranziti);
  • Inspektimi i mallravenë pikën kufitarekonform Ligjeve ekzistuese (inspektimi vizuel, ekzaminime të ndryshme, inspektimin e mjeteve të transportit, mallit dhe amballazhit);
  • Mostrimi, përgaditja e mostrave për analiza dhe dërgimi i tyre në laboratore përkatëse të licencuara dhe të autorizuara;
  • Përgaditja dhe dërgimii raporteve për nevoja të Sektorit Fitosanitar Kufitar, përkatesisht raportinjavor, tremujor dhe raportin vjetor, si dhe raportin e të hyrave financiare;
  • Kryerja e shërbimeve fitosanitare kufitare dhe bashkëpunimi me institucionet relevante në kufi (doganadhe policia);
  • Kryen edhe detyra tjera në pajtim me ligjet dhe rregulloret aktualetë cilat me arsye mund të kërkohenkohë pas kohë nga mbikëqyrësi.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e studimeve - drejtimet Agronomi/ Pylltari/ Hortikulturë/ Shkencat e Tokës, Gjeografi, Veterinari. (Vertetimi mbi nostrifikimin e diplomes se fituar jashte vendit, apo aktin qe deshmon se diploma e fituar jashte vendit eshte ne procedure te nostrifikimit, me kusht qe nostrifikimi i diplomes te dorezohet deri ne momentin e nenshkrimit te aktit per emerim ne pozite);
  • Kërkesat specifike: Njohuri profesionale specifike në fushën e Fitosanitarise; Njohuritë ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme për Fitosanitarine; Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe vlerësim të informacionit;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve Microsoft Office (Word, Excel, etj.);
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojëpune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtet tjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 27/02/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët


Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen