business

Zyrtar për Menaxhimin e Riskut të IT-së dhe Vazhdimësi të Biznesit

  • star Publikuar: 02-12-2025
  • star Skadon: 09-12-2025
Kategoritë Teknologji Informative - ICT, Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Shield Recruitment & HR kërkon Zyrtar për Menaxhimin e Riskut të IT-së dhe Vazhdimësi të Biznesit (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për menaxhimin e kontrollës së riskut të IT-së në nivel banke duke siguruar se infrastruktura teknologjike dhe siguria e informacionit/kibernetike është efektive;
  • Analizimi i rreziqeve si dhe identifikimi i rreziqeve të IT-së dhe sigurisë së informacionit që ndikojnë në proceset kritike brenda bankës;
  • Vlerësimi i qeverisjes në aspektin e IT-së dhe sigurimit të informacionit brenda bankës;
  • Vlerësimi i incidenteve të raportuara në databazen e riskut operacional që janë të ndërlidhur me IT-në dhe sigurinë e informacionit;
  • Të sigurojë që procesi i vazhdimësisë së biznesit përmes DRC është efektiv dhe funksional gjatë testimeve;
  • Zhvillon, mirëmban, udhëheq dhe dokumenton programet e vazhdimësisë së biznesit dhe ato të kthimit nga fatkeqësitë që prekin sistemet e informacionit;
  • Zhvillon, mirëmban, dokumenton dhe udhëheq testimin e planit të vazhdimësisë së biznesit për sistemet e informacionit dhe në baza të rregullta periodike apo sipas kërkesës dhe nevojës e teston të njëjtin plan për të matur objektivat e kohës për rimëkëmbje (anglisht RTO) dhe pikës së rimëkëmbjes (anglisht RPO);
  • Të bëjë një menaxhim adekuat të riskut operacional në funksion të IT-së;

Kualifikimet:

  • Diplomë e fakultetit në fushën e Teknologjisë së Informacionit apo Biznesit;
  • Certifikim në fushat relevante të sistemeve të informacionit dhe sigurisë të informacionit;
  • Mbi 1 vit përvojë pune, preferohet përvojë bankare;
  • Njohuri të mira në prezantim dhe shkrim, sidomos njohuri mbi fjalorin teknik;
  • Preferohet njohuri apo certifikim në kornizën COBIT apo standartin ISO 27001 apo 27005;
  • Përparësi konsiderohet përvoja apo certifikim në PM;
  • Njohja e Gjuhës Angleze është e domosdoshme.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 09 Dhjetor 2025 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.