SHPALLJE PËR VEND PUNE
OJQ "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians NGO) për implementim të projektit "Drejtesia Sociale I” bashkëfinancuar nga Zyra Zvicërane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), si rezultat i suksesit dhe procesit te zgjerimit, është në kërkim të plotësimit të pozitës:
Pozita: Zyrtar Ligjorë
Vendi: Prishtinë
Orari: Jo i plotë
___________________________________________________________________________________________________________
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Udhëheqë proceset dhe cakton objektivat e tij në pajtim me objektivat strategjike të programit të banimit dhe harton plane të punës të detajuara për përmbushjen e këtyre objektivave;
- Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat në fuqi dhe inicon ato me qëllim të ngritjes së efikasitetit në arritjen e objektivave;
- Ofron përkrahje për familjet që përfshihen në projekt për aspektet ligjore dhe teknike në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi;
- Siguron harmonizimin e legjislacionit për banim i cili është në fuqi me legjislacionin e Bashkimit Evropian si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
- Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushë veprimtaria e banimit sipas nevojave të familjeve dhe programit të banimit;
- Siguron bashkëpunimin me Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, Komunës për përfaqësimin e problemeve të ndryshme ligjore rreth pronësis së familjeve dhe të gjitha problemeve ligjore që dalin gjatë implementimit të projektit;
- Koordinon aktivitetet legjislative me institucionet tjera dhe Komunën përkatëse;
- Punon në terren ku është e nevojshme të mbështesë çështjet ligjore për familjet.
Kualifikimi i vlerësimit
- Diplomë universitare, fakulteti juridik;
- Njohuri dhe përvojë në fushën e hartimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit si dhe shërbimeve tjera juridike;
- Njohuri të mira në legjislaturën e fushës së banimit;
- Njohuri të mira në politikat e banimit;
- Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
- Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, internet etj),
- Gjuhën shqipe, të ketë aftësi të shkëlqyeshme gjuhësore në të folur dhe shkruar si dhe aftësi të përpilimit dhe hartimit të dokumenteve;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, e dëshirueshme.
Dispozitat përfundimtare
OJQ "Zëri i Romëve Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.
Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-të e tyre dhe një letër motivuese (të bashkangjitura me rekomandime, diplomat e shkollimit, dhe ҁertifikatat e trajnimeve). Mos dorëzimi i plotë i dokumenteve rezulton në mos shqyrtimin e aplikacionit.
Ne inkurajojmë kandidatët nga komunitetet: Rom, Ashkali, dhe Egjiptian (vajzat/gratë) të aplikojnë për pozitën e shpallur. Aplikimi realizohet përmes formës elektronike: [email protected]
Për më shumë informata ju mund të na kontaktoni në po të njëjtin e-mail. Afati i fundit për aplikimi është deri më datën 20.07.2022 deri në ora 16:00