business

Trajner vallëzimi


Ruaj
  • star Publikuar: 14-05-2026
  • star Skadon: 20-05-2026
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Mitrovicë
Numri i pozitave 1

Diakonie Kosova (DiaKos) OJQ – shpall konkurs

Pozita: Trajner vallëzimi (1 pozitë)

Vendi i punës: Qender Rinore-Mitrovicë e Jugut.

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:

  • Planifikimi dhe realizimi i seancave të vallëzimit për grupe të ndryshme moshe
  • Mësimi i hapave dhe koreografive të vallëzimit tradicional shqiptar
  • Udhëheqja e ushtrimeve dhe koreografive të vallëzimit modern
  • Krijimi i një ambienti motivues, edukativ dhe të sigurt për pjesëmarrësit
  • Përshtatja e metodave të punës sipas moshës dhe nivelit të pjesëmarrësve
  • Organizimi i prezantimeve dhe performancave në aktivitete të qendrës
  • Bashkëpunimi me stafin dhe koordinatorët e projektit
  • Kujdesi për disiplinën dhe angazhimin e pjesëmarrësve gjatë aktiviteteve
  • Detyra të tjera të caktuara nga punëdhënësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të ketë përfunduar studimet ose trajnimet në fushën e vallëzimit, edukimit fizik, artit skenik ose fusha të ngjashme
  • Përvojë pune në mësimdhënie/trajnim të vallëzimit (tradicional dhe/ose modern)
  • Njohuri të mira në vallëzim tradicional shqiptar dhe vallëzim modern
  • Të jetë i/e motivuar, energjik/e dhe i/e përkushtuar në punë me fëmijë dhe të rinj
  • Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup
  • Kreativitet në zhvillimin e koreografive dhe aktiviteteve artistike
  • Përgjegjësi dhe profesionalizëm në punë
  • Të jetë fleksibil në orarin e punës
  • Përparësi kanë kandidatët me përvojë në organizim të performancave dhe aktiviteteve kulturore
  • Të mos jetë nën hetime dhe të paraqesë dëshmi nga Gjykata

Diakonie Kosova (DiaKos) ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar nga të gjitha komunitetet e Kosovës.

Të interësuarit duhet të dërgojnë:

1. CV me foto,

2. Letër motivuese,

3. Dokumente të tjera mbështetëse (diploma, certifikata trajnimi, referenca, dëshmi së nuk është nën hetime).

Afati i fundit për aplikim është deri më 20.05.2026.

Aplikacionet mund t’i dorëzoni personalisht në rrugën “Andrea Alleshi” - te Rampa në Mitrovicë, apo në adresën elektronike: [email protected]