business

Ftesë për Tender

  • star Publikuar: 23-07-2025
  • star Skadon: 13-08-2025
Kategoritë Ftesa për Tender
Vendi i punës Pejë

Ftesë për Tender 23.07.2025

Tender i hapur vendor, Referencë: ITT/IHS/2025/001

Swiss Tropical and Public Health Institute (Swiss TPH) eshte duke implementuar projektin e quajtur: “Shërbimet Shëndetësore të Integruara” (IHS), për të kontribuar në përmirësimin e shëndetit të popullatës përmes përsosmërisë në kërkime, shërbime, mësimdhënie dhe trajnime në Kosovë. Projekti IHS, fton kompanitë e interesuara legale ndertimore që të dorëzojnë ofertat e tyre per realizimin e puneve renovuese/ndertimore në përputhje me kushtet dhe specifikacionin e detajuar në dokumentin e tenderit. Projekti synon të angazhojë kompanitë ndërtimore për kryerjen e:

Punëve ndërtimore/ renovuese për Zhvillimin e Sistemit të Strukturuar të Triazhimit dhe Optimizimin e Shfrytëzimit të Hapësirës së Triazhit në Spitalin e Përgjithshëm në Komunën e Pejës.

Kompanitë e interesuara për aplikim mund ta paraqesin kerkesen per marrje te dosjes se tenderit, cdo dite pune prej ores: 8:30-16:30, duke kontaktuar zyrën e IHS Projektit në Kosovë, permes e-mail adreses: [email protected] e ku pervec kerkeses duhet te paraqesin edhe te dhenat e kompanise si: Emrin e kompanise dhe Numrin unik identifikues. Afati i fundit deri kur Operatoret Ekonomik mund ta kerkojne dosjen e tenderit eshte data: 13.08.2025 ora 09:30 AM. Pas pranimit te kërkeses, dokumentacioni do t`ju dërgohet kompanive përmes emailit. Të gjitha detajet e nevojëshme për aplikim i gjeni në dosjen e tenderit.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 13.08.2025, në ora 11:30 AM, adresa: Rr. Tirana, Prime Residence, hyrja. A, kati. 9, Ap. 20, 10000 Prishtinë, Kosovë. Ofertat duhet të dorëzohen ne formatin si vijon: 1 Origjinal + 1 kopje fizike e ofertës si dhe 1 USB apo CD- (forma elektronike e cila duhet ta permbaje te gjithe dokumentacionin e ofertuar nga OE) dhe se bashku duhet të dorëzohen në një zarf te vetëm te mbyllur. Oferta duhet drejtuar per IHS Projektin dhe ne zarf duhet të shenohet: “Punët ndërtimore/ renovuese për Zhvillimin e Sistemit të Strukturuar të Triazhimit në Spitalin e pergjitheshem në Komunën e Pejës”, dhe numri i references: ITT/IHS/2025/001.

Shenim: VIZITA NE TERREN eshte e obligueshme. Operatoret Ekonomik (OE) inkurajohen të vizitojnë dhe shqyrtojë vendin e punimeve dhe rrethinën e tij per të marrë të gjitha informatat që mund të janë të nevojshme rreth përgatitjes së ofertës. Mospjesmarrja e Operatorit Ekonomik (OE) ne viziten ne terren nenkupton edhe refuzimin e Operatorit Ekonomik. Vizitat ne terren jane parapare dy here, me datat: 01.08.2025 dhe me 05.08.2025. Operatori Ekonomik (OE) mund të marrë pjesë në njërën ose në të dy vizitat në terren. Per konzorciumet; mundet te marrin pjese njeri apo te gjithe anetaret e kozorciumit te OE.

Lokacioni dhe koha e vizites:

  • Spitali i Pergjitheshem ne komunen e Pejes (reparti i Emergjences) ora 11:00 AM,

Për informata shtesë, mund ta kontaktoni IHS Projektin në email adresën si mëposhtë: [email protected]

OJQ Swiss TPH, zyrja ne Kosove

Projekti IHS