business

Koordinator/e për komunikim dhe media

  • star Publikuar: 25-09-2023
  • star Skadon: 15-10-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani DokuFest
Kategoritë Media dhe Lajme
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prizren
Shikime 964

BASHKOJUNI EKIPIT TË DOKUFEST

DokuFest ka kënaqësinë t’i ftojë të gjithë të interesuarit për t’iu bashkuar ekipit duke hap thirrje për këtë vend pune në organizatë:

Koordinator/e për komunikim dhe media

Aplikantët duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim:

  • Të kenë aftësi të shkëlqyeshme shkrimi në gjuhën angleze dhe gjuhën shqipe;
  • Të kenë aftësi në mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrjeteve sociale;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve me media;
  • Të organizojë konferenca për shtyp, shkruajë dhe shpërndajë komunikata;
  • Të shkruajë, përgatisë dhe shpërndajë Newsletter;
  • Të definojë qëllimet e marrëdhënieve me publikun, duke zhvilluar dhe implementuar strategjinë përkatëse;

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë letrën motivuese “Pse dëshironi të jeni pjesë e ekipit të DokuFest?”, pozitën për të cilën aplikoni si titull në email si dhe CV-në e detajuar në email adresën: [email protected]

Afati i fundit për aplikim është 15.10.2023.